Ministri Blendi Gonxhja ka dhënë lajmin e nisjes së shpërndarjes së bonusit të fundvitit për pensionistët dhe shifrat e përditësuara për mëngjesin e sotëm.
Gonxhja deklaron se deri në orën 10:00 janë shpërndarë 19,566 bonuse, nga të cilët:
13,712 bonuse 15,000 lekë për pensionet nën 20,000 lekë, invalidët dhe pensionet familjare;
5,854 bonuse 10,000 lekë për pensionet mbi 20,000 lekë;
“Të nderuar pensionistë, ju njoftojmë se bonusi mund të tërhiqet në çdo pikë të Postës Shqiptare ose Banka të Nivelit të Dytë deri më 30 Qershor 2025!”, deklaron ministri.