Nis vizita zyrtare e kryeministrit të Kosovës Avdulla Hoti me kryeministrin Edi Rama. Kryeministrit kosovar po i bëhet pritja ceremoniale në Pallatin e Brigadave.
Kjo vizitë është e para e kryeministrit të sapozgjedhur Hoti në Tiranë. Situata aktuale në Kosove, pas aktakuzave të ngritura ndaj Presidentit Thaçi dhe anullimit të takimit Serbi-Kosovë në Washington, e bën këtë vizitë të një rëndësie të veçantë.
Në orën 10:10 nisi takimi mes dy kryeministrave, ndërsa më pas Hoti do të takohet edhe me Metën në Presidencë, Gramoz ruçin, Erion Veliajn dhe në fund me kreun e PD, Lulzim Basha.
Axhenda e Avdullah Hotit sot në Tiranë
Ora 10.10 – Takim ndërmjet dy Kryeministrave. Ora 10.15 – Takim mes dy delegacioneve,Ora 11.30 – Konferencë e Përbashkët për Shtyp. Ora 13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë. Ora 14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz RuçiOra 14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ora 15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha
Discussion about this post