Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Autoshkollave Tonin Gjinaj tha për Fax News se është kundër vendimit për të rinisur testimet për pajisjen me lejen e qarkullimit të mjeteve dhe që nga ana tjetër nuk bëhet teori dhe praktikë.
Gjinaj tha se duhet të nisë menjëherë mësimi teorik dhe praktik duke zbatuar udhëzimet e distancimit dhe kujdesit ndaj pandemisë.
Së fundmi në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor kanë nisur testimet e reduktuara ndaj personave të regjistruar, por nga ana jetër shoqata e autorshkollave kërkon edhe nisjen e kurseve dhe praktikave.
“Biznesi jonë është mbyllur që më 9 mars në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave njëherësh me shkollat. Jemi në zbatim tëurdhërave dhe detyrimi ynë është të mbrojmë veten dhe qytetarët që vijnë për të marrë lejet e drejtimit. Kemi kontaktua vazhdimisht me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor. Ne jemi për hapjen e klasave të autoshkollave, të dalin instruktorët në rrugë me masa mbrojtëse dhe me kufizime personash në mjete. Për mendimin tonë filloj mbrapsht, filluan me testimet, do bëjnë testime ndërkohë qëvkurset qëndrojnë hapur, bëjnë provime pa bërë praktikë”,tha Gjinaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)