20:42 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Nis Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë, Manastirliu: Mbështesim zhvillimin e sportit, promovim i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

14:49 | 26/05/2025
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë, Manastirliu: Mbështesim zhvillimin e sportit, promovim i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

Në Sheshin “Skënderbej”, u çel sot zyrtarisht edicioni i 82-të i Turit Çiklistik të Shqipërisë, një ndër aktivitetet më të rëndësishme sportive të çiklizmit në vend. E pranishme në ceremoninë e hapjes ishte Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila vlerësoi këtë aktivitet si pjesë të rëndësishme të përpjekjeve për zhvillimin e sportit dhe promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Turi Çiklistik po zhvillohet në Shqipëri dhe ka përkuar menjëherë pas një evenimenti të madh, të Giro d’Italia, ku Shqipëria u fut për herë të parë në hartën ndërkombëtare të ngjarjeve prestigjioze sportive, me nisjen e madhe që u mbajt në vendin tonë. Ky aktivitet prestigjioz u organizua shkëlqyeshëm edhe falë bashkëpunimit ndërinstitucional mes Federatës së Çiklizmit, bashkive të Tiranës, Vlorës, Durrësit, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera.”, u shpreh Ministrja Manastirliu.

I organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në këtë aktivitet marrin pjesë krahas ekipeve shqiptare dhe ekipe të huaja nga vendet e Ballkanit, Evropës, etj.

“Në këtë edicion marrin pjesë 98 çiklistë nga 14 ekipe ndërkombëtare, të cilët do të garojnë në 5 bashki të vendit deri më 30 maj. Dua t’ju falenderoj për angazhimin në këtë tur çiklistik të radhës. Është një garë që përfshin jo vetëm sportistë nga vendi ynë, por edhe nga vende të ndryshme të botës”, tha Manastirliu.

 

Ministrja Manastirliu theksoi se mbështetja për sportin është gjithnjë në rritje dhe pjesë e një strategjie afatgjatë.

 

“Mbështetja për sportin, për infrastrukturën sportive, për të gjitha moshat dhe sportistët elitarë sa vjen dhe po rritet. Në fokusin e punës sonë është rritja e mbështetjes financiare dhe zhvillimi i strategjisë së sportit, që synon të përfshijë sportin në të gjitha moshat, si dhe të mbështesë federatat tona.”

Duke përmendur programin e Ekipeve Sportive në Shkolla që përfshijnë fëmijët dhe të rinjtë në aktivitete sportive në shkolla, Manastirliu u ndal edhe te përfshirja e çiklizmit:

“Jemi duke punuar fort së bashku me Komitetin Olimpik Shqiptar dhe të gjithë federatat për vijimin dhe zgjerimin e aktiviteteve në shkolla, ashtu sikurse janë edhe ekipet sportive në shkolla, ku tashmë kemi të angazhuar më shumë se 12 mijë fëmijë në disiplinat kryesore: basketboll, volejboll. Duke filluar nga viti i ardhshëm, do të kemi një zgjerim të disiplinave dhe sigurisht edhe çiklizmi është në fokus të gjithë investimeve që ne po bëjmë.”

Në fund të fjalës së saj, Manastirliu theksoi rëndësinë e aktiviteteve të këtij niveli për promovimin e Shqipërisë dhe të vlerave të sportit:
“Është shumë e rëndësishme që aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare të përfshijnë sa më shumë bashki. Sporti bashkon, promovon vlerat e përbashkëta dhe turizmin. Jam e bindur që edhe ky tur çiklistik do të promovohet denjësisht falë çiklistëve ndërkombëtarë që marrin pjesë.”

Edicioni i 82-ti i Rrethit Çiklistik të Shqipërisë përkoi dhe me 100-vjetorin e themelimit të Federatës Shqiptare të Çiklizmit.

Pas

Austri, gjykata liron nga akuza ish-kancelarin Kurz

Para

Aventura e rrezikshme në det! Shpëtohen tetë turistët: U strehuam në Gjirin e Gramës pasi na sulmoi një qen, u bllokuam dhe nuk mund të ktheheshim pas

Para
Aventura e rrezikshme në det! Shpëtohen tetë turistët: U strehuam në Gjirin e Gramës pasi na sulmoi një qen, u bllokuam dhe nuk mund të ktheheshim pas

Aventura e rrezikshme në det! Shpëtohen tetë turistët: U strehuam në Gjirin e Gramës pasi na sulmoi një qen, u bllokuam dhe nuk mund të ktheheshim pas

 



Të Fundit

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

Presidentja Osmani takon shefin e diplomacisë së Tanzanisë, në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Zjarr në një spital për të moshuarit në Hamburg, 3 të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.