18:53 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Nis ulja e tarifave të roaming BE-Ballkani Perëndimor

18:12 | 02/10/2023
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis ulja e tarifave të roaming BE-Ballkani Perëndimor

Roaming

Deklarata për Roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke shënuar kështu datën e një ndryshimi të madh.

Pas gati një viti pune të përbashkët intensive, të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Komisionit Europian, si dhe me mbështetjen politike të BE-së dhe BP-së, operatorët e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, jo vetëm kanë plotësuar kërkesat e deklaratës, por në shumë raste i kanë tejkaluar pritshmëritë.

Duke nisur nga ky tetor, kufiri i çmimit për 1 GB roaming i të dhënave në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, në përputhje me Deklaratën e Roaming, nuk duhet t’i kalojë 18 euro, duke e bërë kështu udhëtimin dhe komunikimin mes BE-së dhe BP-së dukshëm më ekonomik.

Në shumë raste, kufiri i çmimit prej 18 euro brenda ofertave dhe paketave speciale shkon edhe shumë më i ulët, deri në 1.6 euro për 1 GB, ndërsa tre operatorë të Ballkanit Perëndimor, krahas çmimeve të paketave të ulura edhe të rregullta, do të operojnë dhe me çmimet sipas modalitetit “pay as you go” (që do të thotë se nuk duhet të blesh asnjë paketë ekstra, ndërsa udhëton, veçanërisht për udhëtime të shkurtra).

“E kisha premtuar në fjalimet e mia, një vit më parë se çmimet e roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të binin bashkë me gjethet e vjeshtës. Nëse dikush kishte ndonjë dyshim, sot s’do të kenë më asnjë arsye, ndaj sot jam e kënaqur që fjalët e mia do të tingëllojnë qetësuese dhe bindëse, për të gjithë. Ky zhvillim historik tashmë po riformëson peizazhin e të dhënave celulare për qytetarët dhe udhëtarët.

Suksesi i Deklaratës për Roaming BE-Ballkani Perëndimor është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit rajonal, për ta transformuar, për ta bërë më të lehtë e më të mirë komunikimin mes vendeve, duke përballuar jo pak herë edhe sfida shumë komplekse.

Ky moment historik vjen mes tensioneve politike, betejave ekonomike dhe spektrit në rritje të ndryshimeve klimatike në rajon, fakte këto që e përforcojnë edhe më shumë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe euroatlantik.

Ndërsa festojmë këtë arritje, duhet të njohim e të vlerësojmë përkushtimin e të gjitha palëve të përfshira, veçanërisht operatorët e telekomunikacionit. Presim një të ardhme ku mund të jemi më të ndërlidhur, më të aksesueshëm me botën digjitale dhe të mund ta bëjmë këtë me çmime të përballueshme nga të gjithë.”- tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu./ MONITOR

Pas

Klubi i natës që u shkrumbua nga flakët në Spanjë ishte urdhëruar të mbyllej më 2022

Para

Ndezi zjarr për mbeturinat në Kashar dhe flakët dogjën një sipërfaqe toke, policia arreston autorin

Para
Ndezi zjarr për mbeturinat në Kashar dhe flakët dogjën një sipërfaqe toke, policia arreston autorin

Ndezi zjarr për mbeturinat në Kashar dhe flakët dogjën një sipërfaqe toke, policia arreston autorin

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA i kërkon Izraelit të sigurojë ushqim për palestinezët në Gaza

Situata në Lindjen e Mesme, Putin dhe Netanyahu zhvillojnë një bisedë telefonike, diskutojnë për Sirinë dhe Iranin

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë: Po të mos isha unë, do të ndodhnin 6 luftëra

Franca “e zemëruar” kritikon marrëveshjen tregtare SHBA-BE: Ky është dorëzim

Shembje e frikshme shkëmbinjsh në një plazh të Anglisë, pushuesit i shpëtojnë për pak tragjedisë

Kryeministri francez: Marrëveshja tregtare SHBA-BE, një ditë e errët për Evropën

Sërish zjarr në fshatin Dukat i Ri, flakët e favorizuara nga era u afrohen banesave, shërbimet zjarrfikëse në terren

Dosja ‘Revanshi’/ GJKKO çon në gjyq Shullazin, Astrit Avdylin dhe 12 të tjerë

Trump mohon përfshirjen në dosjen Epstein, presidenti: Nëse do ekzistonte diçka inkriminuese, do e kishin publikuar kur kandidova

Netanyahu reagon pas akuzave të ndërkombëtarëve: Nuk ka uri në Gaza, Hamasi vjedh ndihmat dhe na akuzon ne

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.