Drejtori i Vetingut pranë SHÇBA në Vlorë, Florian Sulejmani ka deklaruar se sot ka nisur vetingu në radhët e policisë.
Sulejmani bën me dije se është bërë dorëzimi i dosjeve, nëpërmjet shqyrtimit dhe procedurave që komisioni i jashtëm i vetingut do të nisë së shpejti edhe në nivelet e larta të policisë, gardën dhe SHBÇA në administratë.
SHBÇA ka nisur takimet në terren për informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve mbi strukturën e SHBÇA për ankesat, ndërohë që ka zhvilluar takim ditën e sotme me gjimnazistë të Vlorës.