Ditën e sotme janë publikuar disa prej gjyqtarëve nga Gjykata e Tiranës nga ku do të nisë vettingu në këtë institucion.
Emrat erdhën pas hedhjes së shortit në Gjykatën e Tiranës ku u përzgjodhën për verifikim gjyqtarët:
1- Brunilda Kadi,
2- Brunilda Kasmi,
3- Artan Lazaj,
4- Astrit Faqolli
5- Bledar Abdullai,
6- Alma Brati.
Komisionerët e pavaruar kanë përzgjedhur 25 dosje të këtyre gjyqtarëve. Ndërsa sot përzgjidhen 5 dosjet e gjyqtares Alma Brati. (J.V/Faxweb)