13:19 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nis zbatimi i Ligjit “Për Sportet”, tifozët do të mbajnë përgjegjsi për shkeljet që kryejnë

13:19 | 05/10/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis zbatimi i Ligjit “Për Sportet”, tifozët do të mbajnë përgjegjsi për shkeljet që kryejnë

Incidentet që kanë ndodhur gjatë ndejshjeve të futbolli kanë rezultuar shqetësuese si për shoqërinë ashtu edhe për autoritete e policisë.

Gjatë prezencës në ndeshje, tifozët shqiptar nuk kanë harruar të tregojnë gjaknxehtësinë e tyre duke përdorur tymues apo mjete që nuk lejohen të përdoren pasi detyrojnë ndërprehjen e ndeshjes dhe janë hutuese për lojtarët.

Ngjarje të tilla që janë të njohura si në në ndeshjet me Kukësit apo herë pas here edhe në derbin Tirana-Parizani kanë nxitur nisjen e zbatimit për aplikimin e gjobave ndaj tifozëve që kryejnë shkelje.

Sipas policisë së Shtetit personat problematik jo vetëm që do të marrin gjoba por edhe do të përjashtohen nga stadium raporton Policia e Shtetit.

DETAJE:

Në mbështetje të zbatimi i Ligjit “ Për Sportet”, do të ngrihen Komision për Shqyrtimin e Kundërvajtjeve Administrative pranë çdo komisariati. Do të ngrihen masa ndaj personave që kryejnë shkelje të tilla si mbajtja dhe përdorimi në objektet e mjediset sportive të flakadanëve, fishekzjarrëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve, përdorimi e tregtimi i pijeve alkoolike, si dhe cënimi i përfaqësuesve të Federatave, arbitrave të ndeshjes, vëzhguesëve etj DEKLARATA E PLOTË Policia e Shtetit Në zbatim të Ligjit “Për Sportet”, Policia e Shtetit nis aplikimin e gjobave dhe përjashtimet nga stadiumet, për tifozët që kryejnë shkelje. Pranë çdo Komisaritati do të ngrihet një, ku zhvillohen veprimtari sportive. Në krye të këtij Komisioni emërohet Shefi i Komisariatit. Shkeljet e konstatuara gjatë një evenimenti sportiv, si: mbajtja dhe përdorimi në objektet e mjediset sportive të flakadanëve, fishekzjarrëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve, përdorimi e tregtimi i pijeve alkoolike, si dhe cënimi i përfaqësuesve të Federatave, arbitrave të ndeshjes, vëzhguesëve etj, dërgohen në Komisionin e Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative, i cili miraton masat. Në rast shkeljesh sanksionet parashikojnë gjobë nga 10-50 mijë lekë, ndalim të pjesëmarrjes deri në 1 vit në mjediset sportive, në rast diskriminimi për shkaqe të ndryshme si edhe ndalim të hyrjes në mjediset sportive deri në 2 vjet, në rast se konstatohen sendet e palejuara në objektet dhe mjediset sportive. Për çdo ankesë, kundërvajtësi mund t’i drejtohet Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, që drejtohet nga Nën/Drejtori i Policisë Vendore. Pasi vendimi merr formë të prerë, masa administrative gjobë, bëhet titull ekzekutiv dhe duhet të paguhet nga kundërvajtësi menjëherë. Për të patur një evidencë të plotë për gjithë shkelësit në stadiume, Policia e Shtetit do të ndërtojë një regjistër elektronik me emrat e tyre. Kjo listë u dërgohet edhe FSHF dhe klubeve të futbollit, në rastet kur do t’u ndalohet hyrja në stadiume. (B.N/Shuplaka)

 

 

 

Pas

Për të disatin vit dështon Kadare, KUSH e fitoi çmimin ”Nobel” për letërsinë

Para

Serbia letër BE-së, do t`i kërkojë rishikimin e pavarësisë së Kosovës

Para
Vuçiç: Maqedonia do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Serbia letër BE-së, do t`i kërkojë rishikimin e pavarësisë së Kosovës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga heqja e strukturave në Tiranë: Ecim!

Mashtronte qytetarët për t’iu marrë para duke u prezantuar me identitet të rremë, arrestohet 21-vjeçari në Tiranë

Zhvillohet faza e dytë e aksionit për lirimin e hapësirave publike në Lushnje, puna vazhdon intensivisht

Fier Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvillon takim me administratorët e rinj të njësive administrative të bashkisë

Skandali i “Bankers”: Të arrestuarit dalin para Gjykatës së Apelit, ambasada kineze përjashtohet nga seanca

SHBA, protesta kundër urisë në Gaza para hotelit të Trumpit në New York

Netanyahu mesazh shefit të Shtabit të Përgjithshëm: Dorëhiqu nëse pushtimi i Gazës nuk është i përshtatshëm për ty

Financial Times: Ekspertët bërthamorë iranianë u dërguan me mision sekret në Rusi vitin e kaluar. Vizituan institutet ku prodhohen materiale për armët nukleare

Prokuroria përfundon hetimet për ish-drejtuesit e Urdhrit të Stomatologut, dërgohen në gjyq për tre vepra penale

Miliona euro dëm buxhetit të shtetit, nis në Gjykatën e Apelit seanca për drejtuesit e “Bankers”. Të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.