Kjo e hënë duket se do të sjellë edhe vjeshtën në vendin tonë, pas disa ditëve me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.
Sipas Meteoalb, në orët e paradites do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin, ku në Veri dhe pjesërisht në zonat Qëndrore vranësirat e shpeshta do të sjellin reshje të cilat më te theksuara do të jenë në Alpet e Shqipëris.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por kostante mbeten ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.