Nga shpërthim me tritol ka ndodhur në lagjen “Partizani”, në tregun e Rusit në Shkodër mëngjesin e sotëm 1 prej të plagosurve është nisur me urgjencë drejt Tiranës dhe ky është Lulzim Kulla.
” Në ugjencën e Shkodrës kanë ardhur 6 të lënduar, një person është rëndë dhe po niset me hekikopter drejt Tiranës. Dy të tjerë janë me djegie në lëkurë, në fytyrë dhe anësitë e poshtme. Edhe këta janë nisur me autoambulancë drejt Tiranës. 3 të tjerët po marrin mjekimin këtu. “, u shpreh mjekja e spitalit Shkodër.
Mësohet se tritoli i është vendosur një automjeti tip “Toyota” dhe kjo sasi lënde eksplozive ka shkaktuar një shpërthim të madh, ku përveç dëmtimeve në makinë, ka pasur edhe dëmime në bizenset përreth. “Po kështu njëri prej personave të plagosur është Lulzim Kulla, person me precedent penal dhe pronari i makinës. Deri më tani dyshohet se Lulzim Kulla ka qenë shënjestra e atentatit.
Targa e makinës ku ishte vendosur tritoli është AAA 444 PX.
TË PLAGOSURIT:
Arjola Gjonaj, 31 vjeçe,
Pjetër Arra, 53 vjeç,
Gentian Suca, 40 vjeç,
Ditmir Myftia, 32 vjeç,
Pjetër Daka, 60 vjeç,
Lulzim Kullaj 42 vjeç,
Gardosileviç Roikq 50 vjeç (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=NTQZ2bRgFP0
Discussion about this post