Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji dhe ghazmend Bardhi nuk janë paraqitur sot në Prokurori, pavarësisht kërkesës së organit të akuzës.
Marrja e tyre në pyetje do të bëhej lidhur me materialin audio ku denoncohej lidhja e vëllait të ministri Fatmir Xhafaj me trafikantë të drogës, sipas zyrtarëve të PD-së.
Zyrtarët e PD-së kanë kërkuar që të paraqiten në Prokurori një ditë tjetër, pasi sipas tyre dot duhet të ishin të pranishëm në seancën plenare.
Duhet thënë se dje opozita hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama, teksa tha se ai po shantazhon Prokurorinë, duke bërë vetë ekspertizën e materialit audio.
Dy ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi një oficer të Policisë Gjyqësore që të sekuestronte audioregjistrimin. Materiali është dërguar jashtë vendit për ekspertizë të specializuar, për të provuar nëse ka pasur ndërhyrje në të.
Gjithashtu, në Prokurori është administruar edhe një material zanor nga Agron Xhafaj, që të bëhen krahasimet për zërin nëse realisht i përket atij. Ky i fundit është nisur me avokatin në Itali, për t’u sqaruar me autoritetet italiane në lidhje me dënimin e marrë atje vite më parë. Ai madje e njoftoi këtë lëvizje përmes një letre publike.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post