Kur fejohesh thur mjaft ëndrra me të fejuarin, mirëpo një vajze nga Fieri këto ëndrra i janë shndërruar në makthe. Një 18 vjeçare ka denoncuar në polici të fejuarin e saj, pasi ai kishte tentuar ta prostituojë në Greqi.
Vajza me inicialet E.K ka treguar në polici se kishte shkuar me të dashurin për të qëndruar disa muaj në Greqi, mirëpo i fejuari i saj me inicialet D.M., 30 vjeç, ka tentuar që ta prostituojë.
Cifti kishin 6 muaj që kishin qëndruar të lidhur me dijeninë e familjeve përkatëse, pasi janë njohur në Patos të Fierit.
Pas 6 muaj lidhje ata kishin vendosur të iknin në shtetin fqinj për tre muaj, aq sa u lejon liberalizimi I vizave në mënyrë që të punojnë.
Mirëpo pas katër ditësh, burri i saj i ka thënë se kishte gjetur punë për të dy. Ai do të punonte në një restorant, kurse ajo do të kryente marrëdhënie seksuale me njerëz, të cilët duhet t’i siguronte në këto restorante, që shërbenin për turistë. Por vajza ka rezistuar dhe është larguar nga banesa, e më tej është nisur për në Shqipëri. Personi është ende në Greqi, mirëpo policia e ka shpallur në kërkim pas denoncimit të vajzës. (D.D/Shuplaka)