Prej disa minutash tashmë ka filluar nisja e protestuesve për protestën e opozitës nga të gjitha rrethet e vendit.
Në orët e para të mengjesit janë nisur nga Fieri drejt Tiranës anëtarë e simpatizantë të PD të cilët do të marrin pjesë në protestën që opozita do të zhvillojë për moslejimin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshem vetëm me votat e mazhorancës.
Deputeti dhe njëkohesisht kryetari i degës së PD Fier Luan Baçi është shprehur se anëtarë të PD-së dhe qyetetarë i janë bashkuar vullnetarisht kësaj proteste që sipas tij do te jetë vetëm fillimi.
Ata qe kanë zgjedhur të protestojnë para parlamentit ditën e sotme janë nisur rreth orës 06:00 deri në orën 07:00 nga qyteti Fierit dhe fshatrat përreth drejt Tiranës, kryesisht me autovetura.
Ndërkohë, nga dega e LSI-së Fier janë shprehur se thirrja për pjesëmarrje në protestë ka qenë publike dhe mund të marri pjesë cdo qytetar që e konsideron të arsyeshme. Nga PD mësohet se janë rreth 700 persona.
Edhe nga Berati janë nisur drejt Tiranës anëtarë e simpatizantë të PD, edhe pse duhet thënë që nuk është vënë re një numër i madh personash. Prej Beratit kanë preferuar që të nisen me autovetura dhe jo me autobusë.
Ndërkohë që në Durrës janë nisur privatisht jo të organizuar. Sipas LSi Durrës kjo është bërë për shkak të problemeve me autobusët dhe me hyrjen në Tiranë. Pjesmarrja mendohet të jetë rreth 800(afërsisht), sipas burimeve brenda strukturave
Edhe Shkodra me automjete private, mësohet që të jenë nisur rreth 300 persona. Nisja bëhet nga njësitë administrative.
Një ditë me parë burimet nga PD deklaruan se jane 1500 pjesëmarrës në protestë nga qyteti i Lezhës.
Nga ana tjetër Policia ka kryer kontrolle në autobusët dhe makinat që udhëtojnë drejt Tiranës për persona me precedentë që mund të marrin pjesë në protestën e opozitës .Gjatë kontrolleve nuk ka pasur asnjë person të ndaluar.
(E.K/FAXWEB)