01:34 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nishani DEKRETON 25 qershorin për zgjedhjet parlamentare dhe ato në Kavajë

11:05 | 21/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani fton Ramën dhe Bashën në Presidencë në orën 19:00 për një takim të dytë

RAMA DHE BASHA NE PRESIDENCE - /r/n/r/nRAMA AND BASHA MEETS AT NISHANI OFFICE -

Sikundër ishte paralajmëruar, Zyra e Presidentit ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me zhvillimet politike më të fundit në vend.

Ols Lafe, drejtor i kabinetit të Presidentit për deklaratat për mediat, ka vlerësuar marrëveshjen e arritur mes dy partive politike dhe kontributin e dhënë nga Bashkimi Europian në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në deklaratën për mediat, u bë me ditur vendimi i Presidentit për të dekretuar ndryshimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe dekretimin e po të njëjtës datë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të pjesshme për kryetarin e Bashkisë së Kavajës.

Deklaratë e Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani është njohur tashmë me arritjen e marrëveshjes politike midis mazhorancës dhe opozitës, të datës 18 maj 2017, marrëveshje që mundëson përfshirjen e opozitës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare si dhe në zgjedhjet e pjesshme vendore për Kryetar të Bashkisë Kavajë.

Në vijim të iniciativës së Tij institucionale e të vazhdueshme për të nxitur dialogun politik me synim gjetjen e zgjidhjes politike mbi baza kompromisi, Presidenti i Republikës vlerëson maksimalisht këtë marrëveshje si një arritje të rëndësishme me interes për vendin dhe popullin shqiptar.

Në këtë kontekst, Kreu i Shtetit gjithashtu shpreh mirënjohjen dhe ndaj kontributit të çmuar të dhënë nga miqtë evropianë dhe amerikanë të Shqipërisë.

Në respekt të Kushtetutës dhe dispozitave të Kodit Zgjedhor, si dhe bazuar në kërkesën e krerëve të mazhorancës dhe të opozitës për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare dhe të zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, pjesë e kësaj marrëveshje politike, Presidenti i Republikës vendosi të miratojë këto kërkesa, si vijon:

Ndryshimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, më 25 qershor 2017. Theksojmë se kjo datë i përket ditës së dielë të fundit të periudhës zgjedhore të parashikuar në Kodin Zgjedhor për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës ka vendosur të dekretojë të njëjtën datë, 25 qershor 2017 dhe për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë.

DEKRET PËR NJË NDRYSHIM NË DEKRETIN NR. 9883, DT. 05.12.2016 “PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN”

Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

Dekretoj

Neni 1

Neni 1, i dekretit nr.9883, dt.05.12.2016 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin”, ndryshohet si më poshtë :

“Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 qershor 2017”

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10351

Tiranë më 21.05.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS BUJAR NISHANI

DEKRET PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR BASHKIE, BASHKIA KAVAJË, QARKU TIRANË

Në mbështetje të nenit 92, gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 10, pika 3 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të nenit 3, pika 3 të ligjit Nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”

Dekretoj

Neni 1

Caktimin e datës 25 Qershor 2017, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 10352

Tiranë më 21.05.2017

PRESIDENTI I REPUBLIKËS BUJAR NISHANI

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: Bujar Nishanidekretimzgjedhjet
Pas

Kërkoi seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i përgjigjet Ramës, ç’do ndodhë nesër

Para

SHTYPI I DITËS 21/05/2017

Para
SHTYPI I DITËS 18/12/2016

SHTYPI I DITËS 21/05/2017

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.