Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka folur për të ardhmen e tij pas mbarimit të mandatit të presidentit.Në një intervistë për “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, Nishani tha se nuk do të marrë poste publike, por do të jetë aktor në politikën shqiptare. Madje ai tha se do të donte shumë të rikandidonte për postin e Presidentit, edhe pse nuk, do të donte të bëhej pjesë e pazareve të ulëta politike. Ai nuk bëri me dije se ku do të pozicionohet, në parti politike apo në shoqëri cvile, por theksoi se do të jetë aktiv për çështjet publike.
“Unë nuk do të marr funksione publike, por ne jetën politike dhe publike askush nuk mund te me përjashtoje. Nuk e shikoj veten ne situatën për tu tërhequr. Do te kem formën time per cështjet publike. Mund te jete ne politike, ne shoqërine civile.”, tha ai