05:51 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nishani e quajti spiun Visar Zhitin, ish i dënuari në Spaç: Ja si qëndron e vërteta

12:42 | 24/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani e akuzoi si “spiun në burgun e Spaçit” zbulohet DOKUMENTI që mbart të vërtetën për Visar Zhitin

Poeti Visar Zhiti i hodhi poshtë pretendimet e presidentit Nishani, pasi ky i fundit  e akuzoi se ka qenë bashkëpunëtor i administratës së burgut të Spaçit.

Sipas Nishanit, duke mos i dhënë dekretimin e tij si ambasador, tha se kishte sinjalizime nga ish-i përndjekuri P.V. se shkrimtari ishte “bashkëpunëtor” në vitet 1982-1983.

Por për këtë akuzë është përgjigjur edhe Zhiti duke thënë se Nishani ishte bërë si Enver Hoxha, “akuzon me letra nga populli”.

Një mik nga burgu i Spaçit, Maks Rakipaj që ka qenë në burg me Visar Zhitin është rrëfyer për “Gazeta Shqiptare” si e mban mend shkrimtarin, poetin e diplomatin në Spaç gjatë kohës së burgut në komunizëm. Ai është rrëfyer për ditët kur të dy ishin të dënuar e ngryseshin në një prej vendeve më famëkeqe të regjimit. Për akuzën se Visar Zhiti ishte spiun me një mesazh drejtuar presidentit Bujar Nishani, Maks Rakipaj thotë se kjo akuzë  është një shpifje, të cilën e hedh poshtë me neveri.

Rakipaj shprehet tregon se si sillej Visari në burg dhe cila ishte marrëdhënia e tij me administratën e burgut, ku punonte Visari dhe si i mban mend kohët e burgut, si i sheh akuzat si ish i burgosur dhe cili është mesazhi i tij për Zhitin.

 “E sulmuan djathtas e majtas kur pranoi të bëhej ministër Kulture në qeverinë ‘Berisha’ tre muajt e fundit të asaj qeverie. E mbështeta në vendimin që mori, sepse kam qenë shok burgu me të dhe ia njoh integritetin moral”, – thotë Rakipaj.

Më tej ai tregon se “këto ditë, janë përsëri luftë kundër Visarit.

“Guxoi të sulmonte presidentin për emërimin e Xhafajt si ministër i Brendshëm, ndjehej mllefi i vet për mosemërimin si ambasador në Vatikan. Nuk është çudi të keni një ish-i burgosur politik President të Republikës”, shprehet Rakipaj.

Intervista:

Kur e keni njohur Visar Zhitin?

Visar Zhitin e kam njohur në vitin 1979. Më duket qe muaji korrik, kur e prunë në kampin famëkeq të Spaçit. Kemi qenë bashkë deri në shtator të vitit 1984, pasi unë u lirova nga kampi i Qaf-Barit.

Si sillej ai në burg, çfarë bënte?

U bëmë shpejt shokë të ngushtë. Qe djalë serioz, shok i mirë, që mund t’i besoje gjithçka symbyllur.

Si e shihni akuzën që i është bërë si spiun në burg?

Visari spiun? Kjo është shpifje e ndyrë e një mendjeje të sëmurë dhe unë e hedh poshtë me neveri; jo vetëm nuk është dënuar askush prej deklaratave të tij, por shumë prej nesh mburren me miqësinë e tij.

A keni dijeni se kush është ish-i përndjekuri me inicialet P.V.?

Po, e marr me mend cili mund të jetë ky P. V… nga inicialet mendoj se është një Pis Vrimash, pjellë e errët e një mendjeje të sëmurë.

Çfarë marrëdhëniesh kishte me administratën e burgut?

Ah, për administratën e burgut! Në administratë punonin ekskluzivisht spiunë që i shërbenin komandës, Visari ka punuar punëtor nëntoke në minierë.

Ju keni dëgjuar një akuzë të tillë më parë për të? Nga se mendoni që vjen?

Nuk kam dëgjuar kurrë gjë të tillë më parë, është shpifje e pastër… Mjerë ne cilët njerëz kemi në krye.

Ju vetë, flisnit lirshëm me të në burg?

Ka qenë vëllai im në burg, si atij u besoja edhe miqve të tjerë që njoha në Spaç dhe askush s’më zhgënjeu prej tyre. Por me Visarin qe më ndryshe, qe shoku im i ngushtë ju thashë.

Kjo që ndodhi, çfarë na thotë për ish-të përndjekurit e ish-të burgosurit?

Për mua është një politikë e ndyrë që është ndjekur ndaj nesh, që e ka zanafillën nga thënia: “Të gjithë fajtorë, të gjithë bashkëvuajtës”…

A keni një mesazh për presidentin?

Jo. Nuk është presidenti im.

Po për Visarin, keni një mesazh?

Me Visarin komunikoj gjithmonë, është po ai shok i mrekullueshëm i atyre viteve që na morën rininë… Të vaftë mbarë vëllai im, qoftë edhe për inat të atyre që na kanë halë në sy, që plasin nga inati kur shohin se një ish-i burgosur politik bëhet ministër, ambasador! Prisni, nuk është çudi të keni një ish-i burgosur politik President të Republikës.

 

Maks Rakipaj

 

(J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: nishaniVisar Zhiti
Pas

Në Greqi kërkojnë ‘kokën’ e Andi Lilës, ka rënduar shumë videoja e humorit

Para

Tifozja seksi me një premtim të çmendur në rast fitoreje të Shqipërisë, shoqet e mija italiane

Para
Tifozja seksi me një premtim të çmendur në rast fitoreje të Shqipërisë, shoqet e mija italiane

Tifozja seksi me një premtim të çmendur në rast fitoreje të Shqipërisë, shoqet e mija italiane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.