21:20 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Nishani i bashkohet ngushëllimeve për Agollin: I pastë shpirti dritë, la gjurmë të pashlyeshme

11:15 | 04/02/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani i bashkohet ngushëllimeve për Agollin: I pastë shpirti dritë, la gjurmë të  pashlyeshme

Për vdekjen e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli ka reaguar dhe Presideni Nishani. Në mesazhin e tij kreu i vendit ka shprehur ngushëllimet e tij për këtë humbje të madhe të letërsisë dhe kulturës shqipe.

“Të dashur familjarë të Dritëroit të ndjerë,
Me hidhërim dhe dhimbje të thellë mësova lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të bashkëshortit, babait, gjyshit dhe njeriut tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm.
Me këtë rast të trishtë dhimbjeje, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e sinqerta, dhe në emër të qytetarëve shqiptarë, duke u përpjekur t’ju gjendem pranë shpirtërisht në këto çaste tejet të vështira!
Me ikjen nga kjo jetë të Dritëro Agollit, letrave shqipe do t’iu mungojë shkrimtari dhe poeti i ndritur, autori i një krijimtarie letrare të vyer e të pashtershme, që pasuron cilësisht e në mënyrë origjinale thesarin e trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar.
Ndërsa shoqëria jonë humbi mendimtarin e kthjellët dhe veprimtarin me impakt të pamatshëm publik, i cili me kontributet e tij të rralla në dy periudha historike, la gjurmë të pashlyeshme si protagonist i lëvizjeve emancipuese përgjatë më shumë se një gjysmë shekulli si në art, ashtu edhe në politikën shqiptare të epokës së pluralizmit.
Edhe një herë ngushëllime dhe Dritëroit i pastë shpirti dritë në jetë të jetëve!
Bujar Nishani”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Presidentit Bujar Nishani.

Mesazhet e ngushëllimit për humbjen e Agollit kanë qenë të pafundme gjatë ditës së djeshme. Ngushëllime të cilave iu janë bashkuar politikanë, njerëz të artit dhe çdo lexues që është rritur me veprën e Agollit. Ndërkohë trupi i tij do të përcillet nesër për në banesën e fundit. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: agolliBujar Nishanimesazhngushellimi
Pas

Nga Italia Guidi e pranon për ”Corriere Della Sera”: Në Ishëm për drogë, ja kush më punësoi

Para

Me kazma dhe lopata, 10 tifozë tentojnë të hyjnë në ”Selman Stërmasi”, policia shoqëron disa prej tyre

Para
Me kazma dhe lopata, 10 tifozë tentojnë të hyjnë në ”Selman Stërmasi”, policia shoqëron disa prej tyre

Me kazma dhe lopata, 10 tifozë tentojnë të hyjnë në ''Selman Stërmasi'', policia shoqëron disa prej tyre

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia tërhiqet nga traktati për raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe të mesme

“Mbylle bisedën, ndryshe do përkeqësohet”, Presidentja e Zvicrës krijon skandal në bisedën me Trump

Izraeli planifikon pushtim të plotë të Gazës, Zyra e Benjamin Netanyahut jep njoftimin: Mbledhja e kabinetit të sigurisë shtyhet

“Marina jonë do bëhet vdekjeprurëse”, armatoset Australia, blen 11 fregata nga Japonia

Netanyahu diskuton të enjten planin ushtarak për pushtimin e Gazës, Hezbollahu e kërcënon: Po sulmove Libanin, raketat bien mbi ty!

Marrëveshja e re e emigracionit, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

Gushti fundos Euron! Bie në 97.3 lekë, niveli më i ulët i arritur ndonjëherë

Rusia heq dorë nga marrëveshja bërthamore, rriten tensionet me Perëndimin

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje! Evakuime me varka e jelekë shpëtimi

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person i dyshuar nga policia maqedonase

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.