16:02 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nishani: Kushtetuta s’më jep të drejtën për të refuzuar por Xhafaj është i papërshtatshëm

18:22 | 19/03/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani: Kushtetuta s’më jep të drejtën për të refuzuar por Xhafaj është i papërshtatshëm

Në fjalën e tij gjatë konferencës së lajmëruar, Kreu i Shtetit theksoi se pavarësisht diskutimeve të ditëve të fundit dhe akuzave nga opozita, Kushtetuta nuk i jep atij të drejtën për të refuzuar Xhafajn dhe asnjë ministër.

“Jemi në një situatë ku opozita prej një muaji proteston. Dhe së dyti jemi në prag zgjedhjesh, dhe kjo situatë e tensionuar nuk e favorizon aspak fushatën zgjedhore. Opozita ka artikuluar kërkesën për zgjedhje të lira. Në këtë kontekst po bëhen edhe këto lëvizje me vendimmarrje kryesisht politike në kabinetin e ministrave”, tha Nishani.

“Më e veçanta e kësaj specifike është te Ministria e Brendshme. Së pari për fat të keq në vitet e fundit është konstatuar një politizim i skajshëm, çka e dëmton në përgjithësi situatën parazgjedhore. Siç edhe është konstatuar edhe nga ndërkombëtarët situata që ka marrë mbjellja e kanabisit, konstatimi i lidhjeve të krimit me politikën. Kjo situatë meriton vëmendje kryesisht te Ministria e Brendshme. Sepse ka për detyrë ruajtjen e rendit. Së dyti ka për detyrë garantimin e infrastukturës veçanërisht në pushtetin lokal. Prefektët janë të varur drejtpërdrejt nga ajo. Pra janë këto shtylla të rëndësishme që na detyrojnë për emërimin e një ministri të ri, të kemi në fokus përgjegjësitë e mëdha që ka.

“Kam ndjekur edhe debatet e ditëve të fundit lidhur me kandidaturën e ministrit të brendshëm.Ka pasur dëshmi publike shqetësuese, të cilat akuzojnë kandidaturën e ministrit të Brendshëm për ushtrim dhune dhe torturë gjatë procesit hetimor jo vetëm ndaj subjekteve që hetohen por edhe ndaj familjarëve të tyre. Sipas dëshmive të tyre, ky hetim bëhet për shkak të reagimit ndaj subjekteve në hetim për vdekjen e diktatorit. Në këto rrethana, në këtë kontest, dhe garancive që duhet të japë personi që do të drejtojë së pari në drejtim të respektimit të lirive, të garantimit të paanshëm të lirive dhe të drejtave dhe posaçërisht në proceseve zgjedhore. Në këto rrethana, në këtë kontekst,  personi që do të drejtojë, së pari në drejtim të respektit të lirive dhe garantimit të ushtrimit të të drejtave dhe lirive themelore, të përballjes së alternativave të ndryshme politike, në vlerësimin tim kandidatura e ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme. Por Kushtetuta nuk ia jep të drejtën Presidentit të Republikës për të rrëzuar një ministër. Pasi i vetmi kusht është ai për të qenë deputet. Në rast se Kushtetuta do ma jepte këtë të drejtë, unë do ta rrëzoja kandidaturën e ministrit të Brendshëm.Unë shpresoj që ai institucion që e njeh këtë të drejtë, Parlameti, do ta vlerësojë. Ajo që unë do t’i kërkoja parlamentit ka të bëjë me prioritetet që ka sot Ministria e Brendshme. Emergjencë është depolitizimi i Policisë së Shtetit” u shpreh kreu i shtetit kur foli për dekretimin e Xhafajt si ministër.

Por, Nishani tha se për rastin në fjalë duhet bërë një hetim parlamentar dhe se tashmë i takon Parlamentit nëse do të votohet ministri Xhafaj apo jo.(M.D/ Shuplaka)

 

 
 

 

 

 

Etiketa: Bujar Nishani
Pas

Gazetari: Kush i favorizon zyrtarët e Aviacionit Civil që nuk mbajnë përgjegjësi për ngjarje si ajo e parashutistes nga Kosova?

Para

Nishani flet për shtyrjen e zgjedhjeve dhe qeverinë teknike

Para
Nishani flet për shtyrjen e zgjedhjeve dhe qeverinë teknike

Nishani flet për shtyrjen e zgjedhjeve dhe qeverinë teknike

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Burgim i përjetshëm për Kristian Cenajn, vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj për një orë rolex

Vrasja e Kasen Kasmit në Itali: gjykata zbulon konfliktin për kontrollin e drogës

“Irani ashpërson qëndrimin: pa ndalimin e sulmeve Izraelite, negociatat janë të pamundura”

Të shtënat në Mirditë: qëllon me armë drejt banesës pas konfliktit familjar”

“Berisha: Vota e Diasporës u manipulua ftoj shqiptarët në betejë kundër narkoshtetit”

“Irani sulmon Izraelin me raketa shpërthime në Jeruzalem, Tel Aviv dhe Beersheba”

PS ankohet në KAS për votat jashtë kutisë, kërkon të mos shpallen të pavlefshme

Shqiptari i kërkuar nga Brindisi, kapet në Itali për trafik ndërkombëtar droge

U raportua i vdekur, gjenerali i lartë iranian mesazh në media

PS kërkesë KAS-it për procesin e rinumërimit të votave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.