02:59 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nishani letër urimi homologut të sapozgjedhur gjerman: Shpreh besimin se vëmendja ndaj Ballkanit Perëndimor do të vijojë!

11:21 | 13/02/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani i bashkohet ngushëllimeve për Agollin: I pastë shpirti dritë, la gjurmë të  pashlyeshme

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të zgjedhur të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

“I nderuar Zoti President,

Ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si President i Republikës Federale të Gjermanisë, si dhe suksese në përmbushjen e agjendës dhe angazhimeve tuaja presidenciale.

Jam i bindur se falë eksperiencës suaj të gjatë e shumëdimensionale, marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të partneritetit mes dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen edhe më shumë gjatë mandatit tuaj presidencial. Ju siguroj se shqiptarët janë shumë mirënjohës për ndihmën e madhe që Gjermania dhe populli gjerman u kanë dhënë, veçanërisht për ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike pas ndryshimeve demokratike, si dhe një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social.

Shpreh gjithashtu besimin se, pavarësisht angazhimeve dhe sfidave të mëdha që keni përpara, vëmendja dhe mbështetja juaj ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, në procesin e integrimit evropian, do të vijojë të jetë shumë domethënëse.

Me dëshirën për t’ju takuar në një kohë sa më të afërt, ju siguroj për dëshirën dhe vullnetin tim për të bashkëpunuar ngushtë me ju, si në funksion të intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe ashtu edhe për ato rajonale.” – shkruhet në mesazhin e urimit të Presidentit Nishani. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: letra e urimitnishani
Pas

Këmbëzbathur mes të ftohtit, si enden në rrugët e Tiranës këta vogëlushë pa mbrojtje (FOTOT)

Para

I dehur teksa drejtonte “Reno”-n, 63-vjeçari aksidenton tre persona, arrestohet (EMRI)

Para
Kishin kryer vepra të ndryshme penale, arrestohen në Fier 6 të shpallur në kërkim (EMRAT)

I dehur teksa drejtonte “Reno”-n, 63-vjeçari aksidenton tre persona, arrestohet (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.