Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite është fotografuar duke falur namaz.
Nishani ka vizituar sot xhaminë e Pejgamberit në Medinë sëbashku me djalin e tij. Të dy janë veshur me veshjet specifike që kërkon ky ritual i besimit islamik.
“GSH” ka publikuar fotot e këtij rituali kaq të veçantë për presidentin, i cili është i pari zyrtar i lartë i Shqipërisë që viziton Mekën.
Mësohet se presidenti ka qenë i shoqëruar nga të tjerë zyrtarë të lartë të Arabisë Saudite. (D.D/Shuplaka)