04:35 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Nishani për emërimin e Xhafajt: Nuk dua të bie pre e thashethemnajës, pakti i parë, më i vështiri për një njeri

18:12 | 01/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani për emërimin e Xhafajt: Nuk dua të bie pre e thashethemnajës, pakti i parë, më i vështiri për një njeri

Presidenti i Republikës Bujar Nishani sqaron edhe njëherë vendimin e tij për dekretimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Punëve të Brendshme.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa”, Nishani tha se në asnjë moment nuk ka patur presion nga aktorët politikë për dekretimin e Xhafajt, por ka vepruar ashtu siç ka patur të drejtën edhe detyrën që i jep statusi i presidentit. Sipas Nishanit, paktin e parë dhe më të vështirë për çdo njeri e ka bërë me veten.

“Nuk dua të ushqej dhe të bie pre e thashethemnajës politike që ofrohet. Unë kam njdekur strik detyrën. Kam kërkuar dhe kam pritur informacionin, disa ishin ministra që emëroheshin për herë të parë në detyrë dhe ishte e nevojshme që institucionet të informoheshin për sigurinë kombëtare.

Informacionet kanë ardhur ditën kur unë kam dalë, afatet mbaronin ditën e hënë, unë i kam marrë informacionet ditën e djelë. Koha e konsumuar ka qenë në lidhje me informacionet.

Unë e kam bërë qëndrimin tim publik. Duke tentuar ta ndaj në dy pjesë qëndrimin e presidentit, dua ta sqaroj sepse publiku mund të jetë i paqartë për shkak të thashethemnajës. Është tentuar në dekret të kryhet detyra, dhe të jepet qëndrimi i presidentit në deklarata. Të dyja janë qëndrime të presidentit, por që kushtetuta nuk ia jep presidentit të refuzojë dekretimin e ministrit.

E drejta e emërimit të një ministri është e kryeministrit dhe miratimin e bën Parlamenti, i cili edhe mund ta refuzonte. Deklarata ështët ushtrim i së drejtës, kushtetuta ia njeh të drejtën presidentit që t’i shprehë opinionin e tij apo të paralajmërojë me shkrim ose jo parlamentit. Dekreti ishte një detyrim, deklarata ishte një e drejtë.

Është shumë e vështirë që sot të konfirmosh se çfarë ka brenda qenies njeriu, por po ju them në mënyrë të sinqertë se unë kam qenë shumë i qetë gjatë gjithë kohës, si për detyrimet edhe për të drejtat që kisha, nuk ia kam përcjellë vetes as dyshimet as presionet, por patjetër i kam ndekur me shumë vëmendje zhvillimet politiket.

Pakti i parë ka qenë pakti me veten, ndoshta më i vështiri për një njeri, nuk ka patur asnjë presion dhe asnjë komunikim me asnjë aktor, dhe ka qenë qëndrimi që unë kam menduar dhe kam zbatuar.”, tha Nishani. (D.D/Shuplaka)

Pas

Topi e akuzoi si palë e partive, përgjigjet Nishani: Nuk ka fakte, prova, as logjikë politike!

Para

Shpjegimi i analistit për topin e Ramës: Mirë ishte regjistruar filmi, por skenaristi nuk bën. Përballë gjimnazistëve edhe mund ta lëshonte…

Para
Shpjegimi i analistit për topin e Ramës: Mirë ishte regjistruar filmi, por skenaristi nuk bën. Përballë gjimnazistëve edhe mund ta lëshonte…

Shpjegimi i analistit për topin e Ramës: Mirë ishte regjistruar filmi, por skenaristi nuk bën. Përballë gjimnazistëve edhe mund ta lëshonte...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.