Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, do të zhvillojë sot një konferencë për shtyp. Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Shtypit e Presidentit.
Në njoftimin e bërë mësohet se pas përfundimit të fjalës së tij në orën 18:00, Nishani do u përgjigjet edhe pyetjeve të drejtuara nga gazetarët.
“Ju bëjmë me dije se sot, e diel, datë 19 mars 2017, ora 18:00 Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani do të japë një konferencë për shtyp. (Do të ketë pyetje-përgjigje si dhe do te lejohet transmetimi direkt)”, citohet në njoftimin e zyrës së medias të Presidencës.
Ky njoftim bëhet në një situatë politike jo të qëndrueshme të vendit, në më pak se një javë nga emërimi i ministrave të rinj pas largimit të katër të tjerëve. Konkretisht, Partia Demokratike ka kërkuar që Presidenti Nishani të mos e dekretojë emërimin e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme.
(XH.A/SHUPLAKA)