21:03 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nishani tregon kush e paralajmëroi lirimin e Saimir Tahirit: Donald Lu nuk flet pa prova serioze…

11:26 | 30/05/2018
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani tregon kush e paralajmëroi lirimin e Saimir Tahirit: Donald Lu nuk flet  pa prova serioze…

Ish-presidenti Bujar Nishani, ka komentuar ndryshimin e masës së sigurisë nga ana e gjykatës për Saimir Tahirin. Nishani deklaron se lënia e lirë e Saimir Tahirit duke hequr masën ‘arrest shtëpie’ u bë nga vetë kryeministri dhe maxhoranca e tij parlamentare që në momentin kur bllokuan kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit që të kishin mundësinë të mblidhnin provat e nevojshme në banesën e ministrit.

Nishani duke komentuar deklaratën e ambasadorit Donald Lu se ka raportime serioze për kërcënime dhe ryshfet për gjykatësit në lidhje me rastin e Tahirit, deklaroi se ambasada e SHBA nuk flet pa prova, duke shtuar se qeveria e SHBA-së është e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Nishani më tej thotë se lirimin e Saimir Tahirit e paralajmëroi “Agron Xhafaj gjatë muhabetit me mikun e tij Babalen,… “ ata në Itali, janë zbërthyer fare vëlla”, i thoshte Xhafaj Babales”, shkruan Nishani.

Reagimi:

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëroj dhe denoncoj një ditë përpara gjyqit të ish Ministrit të Brendshëm se kërcënime, shantazhe dhe rryshfete, po përdoreshin për ta liruar nga arresti ish-ministrin.
Ky denoncim i Ambasadës u verifikua ekzaktësisht pas nje seance flesh të gjykatësve në veting.
Të gjithë shqiptarët normalë nuk është se kishin ndonjë dyshim në atë denoncim të Ambasadës, pasi Qeveria e SHBA është qeveria mike më e angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.
Institucionet ligjzbatuese të SHBA janë institucionet më të afta dhe më të specializuara në hetimin e trafikut të drogave dhe grupeve të trafikantëve.
Për më tepër kjo Ambasadë nuk flet pa patur prova serioze.
Natyrisht prova që nuk i merr nga laboratori imagjinar i Kryeministrit të Shqipërisë.
Por edhe njëherë, si në të gjitha skandalet e mëparshme të kësaj qeverie, propaganda e agjitatorëve të qeverisë nisi tentativën të përgënjeshtrojë apo deformojë deklaratat e Ambasadës së SHBA.
Sipas agjitatorëve të qeverisë ndërhyrjet, kërcënimet dhe ryshfetet e dhëna për pengimin e ligjit ndaj ish Ministri të Brendshëm mund të jenë bërë nga opozita !!!!
Më qesharakë nuk ka se si bëhen.
Por në fakt nuk është aspak thelbi i kësaj situate ky lloj sharlatanizmi.
Thelbi është se lirimin e Sajmir Tahirit e vendosi Kryeministri dhe maxhoranca e tij parlamentare që në momentin kur bllokuan kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit që të kishin mundësinë të mblidhnin provat e nevojshme në banesën e ministrit.
Prova që më pas shqiptarët i panë të hargaliseshin rrugëve të Shqipërisë ndër makinat e fëmijve të oligarkëve të Rilindjes, në prerje 100-she dhe 500-she.
Lirimin e Sajmirit e paralajmëroj Agron Xhafaj gjatë muhabetit me mikun e tij Babalen,… “ ata në Itali, janë zbërthyer fare vëlla”, i thoshte Xhafaj Babales.
Ndaj masat duheshin marrë seriozisht, me çdo kusht e çmim mbi kurrizin, imazhin dhe fatin evropian të vendit.
Kjo nuk është aspak një çështje procedurjale, siç kërkojnë t’jua shesin shqiptarëve, agjitatorët e oborrit qeveritar.
Nën masë arresti apo ndjekje të lirë,
me arrest në burg apo në shtëpi e përcakton qartë kodi procedures penale në varësi të plotë nga rrezikshmëria e kompromentimit dhe ndikimit të hetimit si dhe lloji i veprës penale për të cilën është ngritur akuza.
Por ajo që bën diferencën nuk është proçedura e parashikuar nga ligji por urdhëri dhe pushteti që ka Maliqi.
Ajo që tregon kapjen e sistemit dhe modelin e pandëshkueshmërisë edhe për krime të rënda e flagrante (lëre pastaj për vjedhjet e sofistikuara), nuk është thjesht denoncimi amerikan por fuqia e vërtetë që kanë mbi pushtetin Habilajt, Xhafajt dhe “babalet” e këtij vendi.
Kushdo qytetar tjetër i këtij vendi, nga veriu në jug që do kishte një akuzë të tillë nga Prokuroria do ishte mbyllur në qeli që ditën e parë e do ishte harruar aty brënda.
Për të inkriminuarit e Rilindjes nuk ka ligj, rroftë Maliqi !

(B.H/Faxweb)

 

Etiketa: ambasadaBujar Nishanitahiri
Pas

”Ministrat dhe kryeministri që pinë mall me cilësi, i kujtojnë Dash Shehit gotën e rakisë…”, reagimi për mos t’u humbur

Para

Vrau veten në dhomën e gjumit, kush është 50-vjeçari nga Fieri. Brenda vitit i kishin vdekur…

Para
Vret veten me armën e shërbimit brenda në komisariat efektivi i policisë (EMRI)

Vrau veten në dhomën e gjumit, kush është 50-vjeçari nga Fieri. Brenda vitit i kishin vdekur...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.