12:00 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kulturë

Nishani u akordon dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu” aktorëve Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Margarita Xhepa (FOTOT)

11:42 | 25/02/2017
në Kulturë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani u akordon dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu” aktorëve Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Margarita Xhepa (FOTOT)

Në një ceremoni solemne të zhvilluar së fundmi në Institucionin e Presidentit të Republikës, ku ishin të pranishëm artistë dhe aktorë, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, regjisorë e skenaristë, familjarë dhe personalitete të artit e kulturës, Presidenti i Republikës Bujar Nishani vlerësoi aktorë të mëdhenj të skenës teatrore dhe kinematografisë shqiptare me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Ai akordoi dekoratën e lartë shtetërore aktorëve të mirënjohur të kinematografisë shqiptare:

Zotit Robert Ndrenika “Në vlerësim të artistit të rrallë e të talentuar, i cili me rolet dhe interpretimet e tij të paharrueshme në skenat teatrore dhe në kinematografi, është bërë tashmë, me thjeshtësinë e tij karakteristike të rrallë njerëzore, një nga figurat kryesore e të paçmueshme të artit kombëtar shqiptar.”;

Zonjës Tinka Kurti “Me vlerësim të merituar shtetëror për interpretimet e saj të përkryera e mallëngjyese, duke u shndërruar prej disa dekadash me radhë në njërën prej aktoreve më të adhuruara e mbresëlënëse të filmit shqiptar që nga filmi i parë ‘Tana” e deri në qindra role të paharrueshme nëpër skenat tona teatrore.”

Zonjës Margarita Xhepa “Si mjeshtre e përkryer dhe interpretuese e rrallë e artit skenik dhe atij kinematografik të vendit tonë të personazheve aq të spikatura jetësore, e cila për dekada me radhë ka portretizuar karaktere të panumërta dramatike e aq të dashura, duke mbetur përjetësisht e gdhendur në kujtesën e artdashësve shqiptarë.”

Kreu i Lartë i Shtetit u akordoi dekoratën pas vdekjes aktorëve  Sulejman Pitarka, Sandër Prosi, Kadri Roshi e  Violeta Manushi “në shenjë vlerësimi që ishin ndër të parët e artit skenik shqiptar, bashkëkontribues në fillesat e Teatrit Kombëtar, duke vënë në shërbim të roleve dhe interpretimeve e të zhvillimit të teatrit e kinematografisë në Shqipëri talentin, kulturën, dijen, urtësinë, punën e tij të palodhur që e bënë një shprehës të përkryer mjeshtërie të lartë dhe përkushtimi të pashoq.”

(XH.A/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1217″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: Bujar NishanidekorateMargarita Xheparobert ndrenikatinka kurti
Pas

7 milionë lekë përmes mashtrimit dhe artikuj të kundraligjshëm ushqimore, pranga korçarit në Tiranë (EMRI)

Para

Agasi: Bashkitë e Durrësit, Kurbinit, Shijakut, Vorës dhe Kamzës s’kanë ngritur strukturat për pyjet, krerët rrezikojnë kallëzim penal

Para
Agasi: Bashkitë e Durrësit, Kurbinit, Shijakut, Vorës dhe Kamzës s’kanë ngritur strukturat për pyjet, krerët rrezikojnë kallëzim penal

Agasi: Bashkitë e Durrësit, Kurbinit, Shijakut, Vorës dhe Kamzës s'kanë ngritur strukturat për pyjet, krerët rrezikojnë kallëzim penal

Discussion about this post

 



Të Fundit

Nis seanca gjyqësore për Ilir Metën,ky i fundit mungon në gjykatë

Dy Aksidente Shkaktojnë Kaos në Autostradën Tiranë-Durrës: 8 Automjete të Përfshira

11 Maji | Procesi i Rinumërimit në Tiranë: PD dhe PS Humbasin Më Shumë se 100 Vota Secila

Hakerat Sulmojnë Faqen Zyrtare të Bashkisë së Tiranës – ‘Homeland Justice’ Publikon Mesazhin

Tension në Ukrainë: Grup Prej 50 Personash sulmojnë Priftërinj dhe Besimtarë në një Katedrale

Alarmi i Macron: Rafale Po Thërret –Është Koha të Sigurojmë Evropën

Publikohet videoja e arrestimeve në megaoperacionin “Blloku 33”

Zbardhen emrat e 25 të arrestuarve në megaoperacionin “Blloku 33” /Të dyshuar për shitje droge në lokalet e natës në Tiranë

Tiranë/ Finalizohet megaoperacioni “Blloku 33”, goditen disa grupe kriminale që shpërndanin drogë në lokalet e natës – 25 të arrestuar, 8 të shpallur në kërkim

Durrës/ Përndiqte një 23-vjeçare dhe familjarët e saj, arrestohet 35-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.