Presidenti i vendit Bujar Nishan i ka njoftuar se ditën e premte do të mblidhet Këshilli i Sigurisë për Klemt Balilin. Ora e nisjes së kësaj mbledhjeje do të jetë mesdita e konkretisht ora 12:00.
Po çfarë po ndodh me thirrjen e Këshillit të Sigurisë?
Para pesë ditësh Ilir Meta kreu një veprim që asnjë kryetar Kuvendi nuk e kishte bërë ndonjëherëmë parë. Në një letër dërguar presidentit të Republikës, ai i kërkoi atij të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për arrestimin e munguar të Klement Balilit.
‘’Thirrja e mbledhjes për këtë çështje do të dëshmojë seriozitetin e institucioneve dhe organeve të shtetit shqiptar për adresimin e përgjegjësive konkrete dhe angazhimin që ato kanë në trajtimin e rasteve të tilla, me impakt në sigurinë kombëtare”, do të shkruante Meta në letrën drejtuar Nishanit.
Ndërkaq një ditë më vonë do të përgjigjej dhe zyra e shtypit e Presidencës e cila njoftonte marrjen parasysh të kërkesës së letrës.
Përmes një deklarate për mediat, zyra për shtyp e Presidentit informon se “kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar (KSK) i është drejtuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për thirrjen në një kohë sa më të shpejtë të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, për çështjen “Balili”.
Presidenti e vlerëson serioze këtë kërkesë pasi ajo paraqitet nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, si dhe për shkak të problematikave që parashtrohen, të cilat kanë të bëjnë me:
– Rrezikshmërinë e lartë shoqërore të shtetasit Klement Balili, përcjellë nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare.
– Shqetësimin e partnerëve tanë të SHBA dhe të tjerë ndërkombëtarë, të cilët paraqesin rezerva në drejtim të punës së organeve tona përgjegjëse për shkak të mosndalimit të tij në kohë dhe zbatimit të detyrimeve të përcaktuara në akte ndërkombëtare dhe legjislacioni vendas.
– Si dhe rrezikut që egziston, tashmë, nga mosveprimi i agjencive ligjzbatuese të vendit tonë, në drejtim të goditjes ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme apo dhe bazave të tyre që mund të kontrollohen nga njerëz të politikës dhe shtetit.
Për këto arsye Presidenti i Republikës në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Këshillit me qëllim dëgjimin e të gjitha argumenteve të parashtruara në kërkesë si dhe duke i analizuar dhe duke këshilluar me të gjithë anëtarët e Këshillit.
Presioni për arrestimin e Balilit ka qenë shumë i lartë edhe nga ndërkombëtarët, ku mësohet se eshe gjatë takimeve që ka pasur në Ëashington Metës i është kërkuar arrestimi i tij prej zyrtarëve amerikanë.
Për mosarrestimin e tij shpeshehrë është bërë përgjegjës dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe dje shumë pritën edhe shkarkimin e tij. Shkarkim i cili nuk erdhi. (E.K/SHUPLAKA)