Presidenti ende në detyrë i vendit, Bujar Nishani në një intervistë në emisionin “Fol me mua” me gazetarin Enkel Demi e cilësoi zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës legjitime dhe konform rregullave kushtetuese.
Nishani i bëri edhe një urimin presidentit tëz gjehdur, Ilir Metës pas zgjedhjes President i Republikës së Shqipërisë.
“Ishte një zgjedhje legjitime. Parlamenti shqiptar e kishte të gjithë legjitimitetin për të zgjedhur Presidentin e vendit, siç e zgjodhi. Përderisa ishte një zgjedhje legjitime dhe kushtetuese, unë mendoj se është një kod civil dhe njerëzor i Presidentit të urojë atë që do ta pasojë në detyrë”, tha Nishani.
Ditën e premte u zgjodh në raudin e katërt presidenti i ri i vendit , Ilit Meta, me 87 vota pro dhe 2 kundër. (J.V/Shuplaka)