Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar 1 viktimë nga COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 110 raste të reja të infektuara me COVID-19. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit janë shëruar dy persona nga koronavirusi.
Deri tani në Kosovë 108 mijë e 623 persona janë regjistruar si të infektuar me COVID-19. 2 mijë e 267 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.