Departamenti i arsimit i shtetit të New Jorku-t ka nisur hetimet për pretendimin e sekretares në një shkolle fillore se u detyrua të bënte fotografi seksi drejtoreshës, që ajo t’ia dërgonte të dashurit.
Në telefonin e drejtoreshës përfshihen pamje në ekran të mesazheve seksuale që drejtoresha pretendohet se e ka detyruar sekretaren e saj të shkruajë.
Me sa duket kjo ishte e gjitha pjesë e një përpjekjeje nga drejtoresha për të mbajtur të fshehtë lidhjen e saj jashtë martesore nga burri i saj. Nëse ajo do të kishte fotografi dhe tekste të ruajtura në telefonin e sekretares së saj, mendimi i saj ishte që burri i saj nuk do ta merrte vesh.
Hetuesit e Departamentit të Shtetit të Arsimit kanë qenë në kontakt me Gisselle Vasquez, një nënë e vetme 35-vjeçare e një 6-vjeçari, e cila ishte sekretare për Evelina Medina, 42 vjeç, në shkollën Robert C. Dodson, një shkollë me fëmijë nga kopshti parashkollor deri në klasën e 8-të.
Vasquez është paditur për dëmshpërblim, në një proces gjyqësor të ngritur në gjykatën federale Mayin, duke pretenduar se ajo duroi ngacmimet seksuale nga zyrtarë të shumtë të shkollës dhe u hakmor kundër saj.
Avokati i Vasquez, Christopher Berlingieri, tha se një hetues i departamentit i kishte thënë atij se po zhvillohej një hetim me të gjithë ata që dyshohet se ishin të përfshirë nën hetim.
(E.H/Faxweb.al)