Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për shkelje të rëndë për zyrtarin e lartë të policisë Sabri Jacaj. Ky i fundit aktualisht është shef në Drejtorinë e Standardeve brenda Policisë së Përgjithshme.
Hetimi ka nisur pas të dhënave të siguruara nga kqyrja e një celulari të një efektivi, celular i sekuestruar më parë. Në komunikimet e gjetura janë zbuluar biseda mes tyre për të favorizuar subjekte private për fshehje të ardhurash dhe evazion fiskal. Krahas hetimit penal vijon dhe ai administrativ.