09:11 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni

Nisin mësimet e para të gjuhës shqipe në Çamëri

21:23 | 05/12/2016
në Rajoni, Te Gjitha
0
Nisin mësimet e para të gjuhës shqipe në Çamëri

Pas disa dekadash, më në fund fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Çamëri do të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe. Më saktë fëmijët në qytetet e Artës edhe Atikës.

Kryetarja e Lidhjes së mësuesve shqiptarë (LMSHG) në Greqi, Anila Kila, bën me dije se mësimet e para kanë filluar në mjediset e shkollës publike Nr.8 në qytetin e Artës si edhe në shkollës publike Nr.1 në Spata të Atikës.

Kryetarja e LMSHG-së, ka falenderuar autoritet e bashkive në dy qytetet si dhe mësuesit e angazhuar në këtë mision kaq të rëndësishëm.

“Me gëzim të madh ju njoftoj se sot mora lajmin për fillimin e mësimeve të gjuhës shqipe në mjediset e shkollës publike nr. 8 të qyetit të Artës dhe gjithashtu mora lejen për fillimin e mësimeve në mjediset e shkollës publike nr. 1 në Spata të Atikës. Puna serioze e mësuesve dhe e organeve drejtuese të LMSHG-së ka bërë që të fitojmë besimin e pushtetit lokal këtu, në Greqi dhe të vazhdojmë mësimdhënien pa asnjë problem nga ana e tyre. Falënderoj nga zemra pushtetin lokal të bashkive në Arta dhe Spata – Artemisë, për ndihmën e madhe, duke na bërë të mundur zhvillimin e mësimit në mjediset e shkollave publike dhe mbështetjen për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës dhe traditave tona. Falënderoj mësuesen e kursit të MPGjSh-së në Arta, zonjën Sonila Todo, për përpjekjet e saj dhe i uroj në emër të të gjithë kolegëve: Punë të mbarë! Falënderoj gjithashtu edhe zotin Anastas Kozdine, kryetarin e Shoqatës “Përmeti”, për ndihmën e madhe që ka na ka dhënë!”, shprehet Znj.Kila.

alfabet

Etiketa: camerimesime shqip
Pas

Ekspertiza mjeko-ligjore: Fëmijët në Vlorë nuk janë përdhunuar

Para

Khedira i fiksuar pas modeleve, ja dashuria e tij më e re (FOTO)

Para
Khedira i fiksuar pas modeleve, ja dashuria e tij më e re (FOTO)

Khedira i fiksuar pas modeleve, ja dashuria e tij më e re (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama: Anëtarësimi në BE është objektivi kryesor i këtij mandati, gratë janë forca shtytëse

DOSJA ‘Ura’/ Polici Altin Morina në shërbim të trafikantëve të drogës, kërkoi informacione deri te ish-kryepolici Nano

Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar në çdo kohë

Zegjineja nuk i ndahet Gaz Bardhit, i kujton humbjen shkatërruese në Fier dhe e pyet se ku ishte fshehur pas zgjedhjeve

Shtresa e mesme nën trysni: Shpenzimet për jetesën kapërcejnë mundësitë

Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon shifrat: Shkalla e papunësisë shkon në 10.9%

Shpërthimet e gripit të shpendëve te gjitarët dyfishohen, duke rritur rrezikun për njerëzit

OBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.