07:10 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Nisin pagesat nga Buxheti i Shtetit për koncesionarin e Rrugës së Kombit, 1.97 milionë euro transaksioni i parë

14:35 | 18/11/2019
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Do të rinisë taksa në “Rrugën e Kombit”. Përgatitet pagesa e re javën e ardhshme

Gjatë javës që lamë pas Thesari ka kryer transaksionin e parë për shoqërinë Koncesionare Albanian Highway Concession në shumën e 242 976 780 milion lekëve (ose 1.97 milion euro).

Koncesionari zotërohet nga Kastrati dhe Salillari dy nga pesë subjektet e bashkimit të operatorëve që u shpallën fitues të kontratës koncesionare për Ndërtim, Përmirësim, Operim duke përfshirë vjeljen e taksave të rrugës dhe mirëmbajtjen e autostradës Milot – Morinë.

Bashkimi i operatorëve apo Konsorciumi i Catalyst Viva Das General Constructing LLC, Salillari shpk, Bee Thech, Vialop Ateve dhe Kastrati sha u njoftua si fituese e Prokurimit të Shpallur nga qeveria Shqiptare në 29 gusht 2016. Në garë mori pjesë edhe një konsorcium tjetër me vlerë më të lartë për koncesion e cila u skualifikua.

Kontrata Koncesionare u nënshkrua më 6 dhjetor 2016.

Shoqëria Koncesnionare Albanian Highway Concession u themelua më 27 dhjetor 2017.

Në 22 mars 2017 me kontratë shitje kuotash u larguan ortakët Bee Tech dhe Violap Ateve secili zotërues i 10% të kuotave të kapitalit.

Tre muaj pas nënshkrimit të kontratës zotërues të koncesionarit mbeten 100% biznese vendase 50 me 50-të Salillari dhe Kastrati.

Koncesionari mbledh dhe mban të ardhurat nga taksat dhe në këmbim ka përgjegjësinë për të zbatuar dhe financuar përmirësimit e autostradës, të ndërtojë një urë të re mbi lumin Drin në Kukës, të zbatojë punimet me urgjente gjeoteknike të stabilizimit.

Afati i koncesionit është 30 vjeçar. Për çdo automjet që kalon në autostradën e njohur si Rruga e Kombit drejtuesi i mjetit dhe buxheti i shtetit do ti paguajnë koncesionarit një tarifë për përdorimin e rrugës. (Faxweb.al)

Pas

Video/ Po martonte djalin, efektivi i policisë së shtetit mbetet pa fjalë nga surpriza e kolegëve

Para

“Kemi falimentuar”, ulliri i Elbasanit nuk prodhon, fermerët ngrejnë duart lart (Video)

Para
“Kemi falimentuar”, ulliri i Elbasanit nuk prodhon, fermerët ngrejnë duart lart (Video)

"Kemi falimentuar", ulliri i Elbasanit nuk prodhon, fermerët ngrejnë duart lart (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.