20:11 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH jep njoftimin

14:13 | 09/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nisin punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH jep njoftimin

Duke nisur prej datës 11 Qershor, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore do të fillojë ndërhyrja emergjente për riparimin e shtresave asfaltike në aksin Qafë Kashar – Durrës dhe Durrës – Qafë Kashar.

Ministria e Infrastrukturës  njofton sendërhyrja për gjithë autostradën në dy senset do të realizohet gjatë muajit Qershor. Ditën e hënë do të fillojë ndërhyrja në segmentin e parë Qafë Kashar – Vorë.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

“ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor.

Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë Rrugore është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Ministria sqaron se “Nderhyrja behet si emergjente per rritjen e elementeve te sigurise rrugore. Ne kete nderhyrje do te riparohen shtresat ne pjeset e demtuara dhe jo e gjithe gjatesia e rruges. Pra behet fjale per riparim te shtresave rrugore ne zonat e demtuara te cilat krijojne probleme qarkullimi. Gjithesej 31000 metra katrore shtresa asfaltike, kostoja 615 mije euro me tvsh nga fondet e Bankes Boterore nga projekti i mirembajtjes si nderhyrje emergjente ku mbi 90% e ze drejtimi i levizjes nga Tirana ne Durres. Per rehabilitimin e plote te te gjithe segmentit po punohet nga ARRSH per sigurimin e fondit nga buxheti i shtetit”.

Gjatë ditës së Hënë dhe të Martë do të bllokohet dhe kryhet ndërhyrja në segmentin e parë nga Qafë Kashari në drejtim të Vorës. ARRSH dhe Policia Rrugore u kërkojnë drejtuesve të mjeteve sa vijon:

  • Lëvizja e mjeteve të rënda në drejtim të veriut duhet të bëhet përmes Kamzës nga rreth rrotullimi Casa Italia.
  • Autoveturat që shkojnë në drejtim të Durrësit do të përdorin daljen tek pika e furnizimit Kastrati dhe mbikalimin për Kashar në drejtim të Vorës.
  • Drejtuesit e mjeteve që kanë si destinacion jugun, duhet të përdorin drejtimin nga Elbasani si dhe kthimin për Tiranë të përdorin sërish drejtimin nga Elbasani.
  • Mjetet me kalim nga Rinasi drejt Durrësit duhet të përdorin rrugën dytësore Qafë Kashar-Vorë (300 m përpara mbikalimit të Kasharit) ose në drejtim të aksit Rinas-Vorë në drejtim të doganës.
  • Në mënyrë të veçantë drejtuesit e mjeteve që përdorin segmentin Tiranë-Durrës dhe kthim duhet të përpiqen të zgjedhin drejtime alternative sipas udhëzimeve që do të jepen në vazhdimësi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore.
  • Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë Rrugore dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë me njësi të përqëndruara në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.
  • Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Qafë Kashar – Vorë do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia Rrugore do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.”

Etiketa: ARRSH
Pas

Humbi unazën e martesës? Princ Harry ‘theu’ traditën mbretërore

Para

Seanca absurde, si e liroi gjyqtarja Mirela Kore mësuesin që ngacmoi 11-vjeçaren në Tepelenë (Detajet)

Para
Seanca absurde, si e liroi gjyqtarja Mirela Kore mësuesin që ngacmoi 11-vjeçaren në Tepelenë (Detajet)

Seanca absurde, si e liroi gjyqtarja Mirela Kore mësuesin që ngacmoi 11-vjeçaren në Tepelenë (Detajet)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

Rama pret kryeministrin e Finlandës: Diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe sfidat e përbashkëta europiane

Sulmi i ri i Trump ndaj Europës: Pa SHBA-në, do të flisnit gjermanisht dhe japonisht!

E trishtë/ Mjeku pediatër i QSUT ndërron jetë në krye të detyrës

‘Tim, ti je miku im, të kam trajtuar shumë mirë’, Trump i vendos kufij Apple: Ju toleruam Kinën, por jo Indinë

Fitorja e thellë e PS në Fier, Balluku ia dedikon kandidatëve: Ceno Klosi kryeson me mbi 16 mijë vota. U përfaqësuam nga njerëz që janë lindur e rritur këtu!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.