18:47 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nisin sondazhet online, a do të jetë Astrit Patozi kandidati i opozitës për bashkinë e Kavajës?

17:32 | 05/01/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nisin sondazhet online, a do të jetë Astrit Patozi kandidati i opozitës për bashkinë e Kavajës?

Heqja e mandatit nga KQZ dhe shkarkimi nga qeveria i Elvis Roshit si kryetar i Bashkisë së Kavajës i hap rrugën një tjetër procesi, atij të zgjedhjeve të parakohshme në qytetin në fjalë.

Sipas Kushtetutusë, kjo do të thotë, se nëse pas ankimimit në Gjykatë Kushtetuese nga vetë ish kryetari i bashkisë Kavajë, procedura mbyllet brenda 15-20 ditëve dhe Presidenti shpall zgjedhjet e reja midis 30-45 ditëve pasuese.

Praktikat e deritanishme kanë treguar se praktika të tilla kanë zgjedhur 3-4 muaj.

Menjëherë pas shkarkimit të tij Partia Demokratike dhe opozita kanë filluar të mendojnë për kandidatin e mundshëm të saj për kreun e Bashkisë së Kavajës. 

Një prej emrave që po lakohen më së shumti në rrjetet sociale është ai i deputetit demokrat, Astrit Patozi. Ai ka qenë nënkryetar i Partisë Demokratike dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në legjislaturën 2009-2013 dhe një prej politikanëve më me reputacion te e djathta.

Sipas përgjigjeve që janë dhënë në sondazh, pjesa dërrmuese e qytetarëve janë pro një kandidimi të tillë, megjithëse fjalën e fundit duhet ta thonë organet e PD-së dhe vetë deputeti Patozi.

 

Sondazhi që po organizohet në faqen e Facebook-ut “Gazeta Drejt”:

patozi-sondazh

 

Ja çfarë thotë Kushtetuta për zgjedhjet në Kavajë:

“Organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet. Në rastin e mosushtrimit të së drejtës së ankimit brenda 15 ditëve, ose në rastin e lënies në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nga Gjykata Kushtetuese, Presidenti i Republikës cakton datën e zgjedhjeve në njësinë vendore përkatëse”. Të njëjtën logjikë që lidh aktin e KQZ për mandatin, atë të Këshillit të Ministrave për shkarkimin, të drejtën e animimit në Gjykatën Kushtetuese dhe periudhën e vendimmarrjes prej saj, – rregullon edhe Kodi Zgjedhor (neni 10). Konkretisht, “në rast ankimi të organit të shpërndarë ose të shkarkuar (rasti Kavajë) zgjedhjet zhvillohen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga mbarimi i afatit që ka organi i shpërndarë për të ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, kur kjo e drejtë nuk është ushtruar, ose data e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në rast se është ankuar në këtë gjykatë brenda afatit të nenit 115 pika 2 të Kushtetutës. Në çdo rast, Presidenti i Republikës nxjerr dekretin jo më vonë se 48 orë nga njoftimi për ndërprerjen e mandatit”, thotë neni 115 i Kushtetutës. (A.R/SHUPLAKA)

 

ligji4-copy-600x180

Etiketa: Astrit PatoziKavajePDzgjedhje
Pas

Sulmi në Izmir, takimi i fundit i policit hero me fëmijën (FOTO)

Para

Kosova anulon vizitën e paralajmëruar të presidentit serb

Para
Kosova anulon vizitën e paralajmëruar të presidentit serb

Kosova anulon vizitën e paralajmëruar të presidentit serb

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.