Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me lajmin se Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me kontratën e lobimit të PD-së në një kompani në SHBA.
Balla thotë që shpreson që hetimi të jetë i vërtetë dhe se përveç Bashës duhet të merren në pyetje dhe familjarë të tij.
STATUSI I PLOTË:
Uroj qe lajmi per fillimin e hetimeve te prokurorise mbi kontraten e paligjshme te Lulezim Bashes me nje kompani te huaj, te paguar nga nje burim i padeklaruar parash, per te siguruar mbeshtetje per nxirjen e imazhit te Shqiperise te jete i vertete! Lulezim Basha duhet te pergjigjet cili eshte burimi i atyre parave? Pse nuk i ka deklaruar ato para dhe si kane perfunduar ne nje parajse fiskale?
Nderkohe presim qe prokuroria te jete transparente me publikun dhe te konfirmoje vertetesine e lajmit te dale neper media mbi fillimin e hetimit. Nese lajmi eshte i vertete, ne presim po ashtu qe prokuroria te marre sa me pare ne pyetje Lulezim Bashen dhe persona ne lidhje familjare me te te cilet zoterojne llogari bankare ne Belize, sepse ai dhe askush tjeter e di te verteten e perdorimit te vules se kryetarit te partise per kete makinacion financiar qe do te kishte tronditur cdo parti politike ne cdo vend demokratik.
(E.K/Faxweb)