Në hyrje të Lezhës janë krijuar rradhë të gjata trafiku gjatë mëngjesit të ditës së sotme. Ajo çfarë vihet re është fakti se pjesa më e madhe e makinave janë me targa të Kosovës. Siç duket pushuesit shqiptarë nga Kosova kanë vendosur të nisin pushimet dhe e kanë filluar me bregdetin e Lezhës dhe Shëngjinit kryesisht.
Fluksi i turistëve nga Kosova ka shkaktuar rradhë të gjata, ku makinat mund të rrinë pezull për orë të tëra si shkak i mungesës së korsive të tjera në rrugën hyrëse në Lezhë.
Ditën e djeshme, në akse të ndryshme të vendit, kryesisht në jug, ka pasur rradhë kilometrike të makinave që ktheheshin nga pushimet e fundjavës, madje disa rrugë si ajo Vlorë-Orikum apo autostrada Lushnjë-Fier kanë qenë thuajse totalisht të bllokuara nga numri i madh i automjeteve.