08:00 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nisma “3 lëndë 6 orë”, deputetja e PD-së: Eksperiment i rrezikshëm i dyshes Rama-Nikolla që përdorin fëmijët si kavie

18:23 | 11/01/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nisma “3 lëndë 6 orë”, deputetja e PD-së: Eksperiment i rrezikshëm i dyshes Rama-Nikolla që përdorin fëmijët si kavie

Nisma më e re e Ministrisë së Arsimit “3 lëndë në 6 orë”, ka  shkaktuar reagime dhe në rradhët e politikës. Albana Vokshi, njëkohësisht kryetarja e Komisionit parlamentar të Shëndetësisë, e cilëson nismën ministrisë një eksperiment që do të dështojë.

Në një postim në rrjetet sociale, Vokshi jep  argumentet se pse kjo nismë do të dështojë, pasi në asnjë vend të BE nuk është parë dhe dëgjuar një praktikë e tillë mësimore.

Postimi i Plotë

“3 lëndë në 6 orë” është një tjetër dëshmi se në krye të Ministrisë se Arsimit dhe të Qeverisë kemi të pashkolluar!

– “3 lëndë në 6 orë” eksperimenti i rrezikshëm i dyshes Rama-Nikolla,‎dy njerëzve që çuan arsmin në greminë, e po na përdorin fëmijët si kavie!

Çifti Rama- Nikolla prezantuan një nismë të hartuar në ilegalitet e që askush në Ministrinë e Arsimit nuk e kishte dëgjuar deri në momentin që e panë në televizorin e qeverisë.
‎Në vend që të firmosin kontratat kolektive për 36 mijë mësues, apo të punojnë për hartimin e akteve nënligjore të arsimit të larte, të cilat duhet të kishin përfunduar tani e 2 vite më parë, sajojnë portale cdo ditë, apo bëjnë eskerimente të rrezikshme si fasadë për të mbuluar dështimet e një pas njëshme të Rilindjes‎.
Asnjë studim, asnjë analizë, asnjë konsultim me asnjë forum mësuesish, prindërish, specialistësh, apo me deputetë….‎thjesht një eksperiment I pamenduar, I lodhshëm dhe I destinuar të dështojë…

“3 lëndë në 6 orë” është nismë e dështuar.

E para, sepse nuk ka një tjetër vend të BE, apo Rajonit dhe Botës ku zbatohet ky system;

E dyta asnjë eksperiment apo nismë, qoftë edhe të studiuara mirë, nuk mund të ndërmerren në mes të një viti shkollor;

E treta, është një nismë e pabazuar në analiza, studime, konsultime. Ministria e Arsimit nuk është konsultuar as me Këshillin Rajonal të Arsimit Paraunivesriar (KRAP) që e ka detyrim ligjor (ligji 69/2012/Neni 29);

E katërta, ende nuk janë shfuqizuar:
– Plani mësimor i arsimit 9 vjeçar dhe atij të mesëm
– Programet mësimore për çdo lëndë
– Udhëzimi i vitit të ri shkollor
– Udhëzimi për nxënësit e ngujuar
– Udhëzimi për mësimin në shtëpi
– Udhëzimi për nxënësit me aftësi dhe nevoja ndryshe
– Udhëzimi për shkollat e mesme me kohë të pjesshmeplanet
Të cilat janë hartuar mbi bazën e sistemit mësimor aktual…e jo nismave të pastudiuara;

E pesta‎, nuk ka asnjë studim apo vlerësim si do të realizohet ky program mësimor në shkollat që kanë klasa kolektive, apo ai do te organizohet mësimi në shkollat me turne;‎ apo si do të veprohet me nxënësit që ndjekin programin mësimor individual;

E gjashta, ‎koha për trajnimin e mësuesve, drejtuesve të shkollave dhe implementimin e Nismës është krejt e pamjaftueshme. Askush, as vetë mësuesit, nuk e kanë të qartë cfarë do bëhet, kur, si, me cfarë…Një nismë që sic thotë Kryeministri Rama “ma tha një prind nëpërmjet një portal” – do zbatohet për 600 mijë nxënës, 36 mijë mësues e drejtues shkollash…në vetëm 2 javë kohë..

E shtata, s’ka asnjë vlerësim si do ndikojë kjo nismë mbi institucinet e arsimit privat, që sipas nenit 46 të ligjit 69/2012 zbatojnë planin dhe programin mësimor të miratuar në momentin e licencimit. Për çdo ndryshim kërkohet miratimi i ministrit.

“3 lëndë në 6 orë” – një projekt që ngre dhjetëra pyetje, problem e shqetësime, por një gjë dihet qysh në krye të herës, DËSHTIMI I TIJ (për fat të keq) do tu faturohet mësuesve. Stresit të mungesës së kontratave, tani do ju shtohet edhe stresi I amullisë dhe pamundësisë së realizimit të nje eksperimenti të rrezikshëm për sistemin arsimor…

Por ju e dini se Edi Kryeministër nuk ka kohë për t’u thelluar në mësime, nuk e ka bërë as kur ka qënë nxënës.

“3 lëndë në 6 orë” është një tjetër dëshmi se në krye të Ministrisë së Arsimit dhe të qeverisë kemi të pashkolluar !

Etiketa: albana vokshiministria e arsimitNISMA
Pas

Shkuan për pushime në Maldive, çifti shfaqet në gjendje të pabesueshme

Para

Selami poetik i Albin Kurtit për kundërshtarët: Nuk ua fal të ma shani VV-në, Kosovën, Shqipërinë

Para
Selami poetik i Albin Kurtit për kundërshtarët: Nuk ua fal të ma shani VV-në, Kosovën, Shqipërinë

Selami poetik i Albin Kurtit për kundërshtarët: Nuk ua fal të ma shani VV-në, Kosovën, Shqipërinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Eurostat: Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

Trazira në kryeqytetin e Angolës pas 4 të vrarëve në protestat për rritjen e çmimit të karburantit

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në Japoni dhe SHBA!

Parashikimi i motit për sot, 30 korrik 2025

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.