Ka folur sot për Faxnews Sekretari i Përgjithshëm i Kruqit të Kuq Artur Katuçi, pas fushatës për ti ardhur në ndihmë Ukrainës pas pushtimit nga Rusia.
Ai ka thënë se është lançuar sot kjo fushatë dhe ka si synim që ti vijë në ndihmë popullit dhe civilëve në Ukrainë.
Katuçi ka thënë se sa herë që ka kriza apo emergjenca, shqiptarët janë shumë të ndjeshëm teksa shtoi se shpreson që fushata të arrijë qëllimet e saj.
“Ka të bëjë me mbledhje fondesh. Aktualisht Kryqi i Kuq ka lançuar një apel për ndihmë të qytetarëve. Solidarizohet me qytetarët dhe civilët dhe kërkon solidarizimin e shqiptarëve për ndihmë. Është shpejt për donacione. Por sa herë ka kriza dhe emergjenca shqiptarët janë të ndjeshëm. Fushata do të arrijë disa prej qëllimeve. Kjo situatë të përfundojë sa më parë, për popullsinë e pafajshme. Do ngrejmë stenda, tavolina, do kërkojmë aq sa kanë mundësi shqiptarët. Nuk dua të japë shifra. Jemi në kontakt me të gjitha degët e Kryqit të Kuq.
Duhen parë zhvillimet, detyrimin moral është që të solidarizohemi me qytetarët, civilët, kjo ështe kryesore, lidhet me gjithë humanitetin e popullit shqiptar, shqiptarët janë solidarë e humanitar. Besoj përtej pritshmërive ne duhet të tregojmë solidaritet ndaj një populli që vuan pasojat”– u shpreh Katuçi për Faxnews.