22:19 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nisma e Ramës për arrestimin e deputetëve, Basha: Kërkon mbrojtjen e peshqve të mëdhenj

11:59 | 18/01/2018
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Basha i vendosur: Kryeprokurorin nuk mund ta emërojë as Rama as Dako!

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar sot se Rama përmes ndryshimit të rregullores së Kuvendit për arrestimin e deputetëve kërkon që të mbrojë peshqit e mëdhenj.

“Edi Rama ka propozuar një ligj të posatshëm për të mbrojtur peshqit e mëdhenj. Të gjithë ata që prisnin arrestimin e peshqve të mëdhenj tani duhet që të kënaqen me cironka. Ky ndryshim parashikon që Kuvendi të kthehet në një Gjykatë.

Ai kërkon që të kthejë në ligj modelin me të cilin mbrojti Saimir Tahiri. Me këtë model ai po zhbën shtyllën kryespore të Reformës në Drejtësi, që është vendosja para ligjit e politikanëve të korruptuar.

Ai po merr masa që asnjë deputet apo ministër i korruptuar të dalë para ligjit. PD do ta kundërshtojë fuqishëm këtë akt, që ka një dhe vetëm një synim. Asnjë peshk i madh të mos dalë para gjykatës. Nuk ka për të pasur asnjë mbështetje tonën”, u shpreh Basha.

ÇFARË PARASHIKON NISMA:

Grupi parlamentar socialist i ka paraqitur kryetarit socialist të Parlamentit, Gramoz Ruçi, disa propozime për ndryshimin e rregullores.

Ajo që bie në sy janë ndryshimet në rastin e një kërkesë të Prokurorisë për arrestimin e një deputeti. Sipas rregullores aktuale, sot Prokuroria mjafton të dërgojë në Kuvend një kërkesë dhe dokumentet shoqëruese.

Propozimet e socialistëve fusin shprehimisht termin prova. Pra, Prokuroria duhet ta dorëzojë relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me prova.

Ky debat i provave doli gjatë kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit. Socialistët kërkuan që Prokuroria t’i provonte Kuvendit fajësinë, kurse demokratët thanë se Kuvendi nuk është gjykatë ndaj mjaftonte dyshimi i arsyeshëm për të lejuar arrestimin e deputetit.

Propozimet e reja të socialistëve i njohin gjithashtu të drejtën deputetit që t’i bëjë pyetje Prokurorisë gjatë shqyrtimit të kërkesës dhe të paraqesë shpjegimet e tij.

Gjë që realisht ndodhi në rastin “Tahiri”, kur ishte deputeti që praktikisht mori në pyetje prokurorët. Propozimet e reja reduktojnë kohën e hartimit dhe të paraqitjes në seancë të raportit të Këshilli për rregulloren, mandatet dhe imunitetin.

Ajo që ndodh në seancë shton një element të ri: Rregullorja sot parashikon që raporti i këshillit nuk është objekt diskutimi. Por propozimet e reja të socialistëve fusin mundësin për debat. Kurse votimi, i cili sot është i fshehtë, propozohet të bëhet I hapur.

Pra, deputeti mund ta dijë se kush prej kolegëve ka votuar pro apo kundër arrestimit të tij. Për ta ndryshuar rregulloren duhen të paktën 71 vota, të cilat grupi socialist i ka. Ndonëse ndryshimi i rregullave të përbashkëta të lojës në përgjithësi është bërë me konsensus. 

(E.K/Faxweb)

Pas

Gjendet trupi i pajetë i 53-vjeçarit që doli për peshkim në gadishullin e Karaburunit

Para

Shtohen ditët e pushimit për administratën, çfarë vendosi sot Komisioni i Ligjeve

Para
90 % e punonjësve të pakënaqur me pagat, publikohen shifrat nga INSTAT-i

Shtohen ditët e pushimit për administratën, çfarë vendosi sot Komisioni i Ligjeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.