Në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë e ftuar studentja Emira Selimi, e cila synon që të hap bibliotekën e parë shqipe në Manastir.
Selimi tha se shqiptarët në Manastir kanë nevojë për literaturën shqipe që të mbrojnë gjuhën pasi asimilimi po vlon atje. Ndërkohë shtoi se kjo iniciativë është pritur mirë nga komuniteti shqiptar atje.
Selimi: Frymëzimin e kam pasur që kur kam qenë gjimnaziste. Në vitin 2021 fillova të hulumtoj në qytetin e Manastirit. Ajo që më nxiti shqiptarët në Manastir nuk kanë pasur një shkollë të mesme në gjuhën shqipe. Kërkesa jonë ka shkuar në veshë të shurdhët. Shqiptarët në Manastir kanë nevojë për literaturën shqipë që të mbrojnë gjuhën pasi asimilimi po vlon atje. Interesante është se te shqiptarët, mbizotëron frika dhe dëshpërimi. Kjo iniciativë është pritur mirë, dhe po të mos ishin ata nuk do të ishte e sukseshme. Nga Kosova dhee Shqipëria kontributi ka qenë maksimal.