Shefja e grupit parlamentar të “Nisma për Kosova”, Valdete Bajrami, ka thënë për gazetarët se Kuvendi i Kosovës sot ka dhënë vendimin përfundimtar për fatin e Kosovës. Sipas saj rol të rëndësishëm në rrëzimin e Qeverisë ka pasur “Nisma për Kosovën”, për shkak se ky subjekt partiak ka dhënë leksionin më të mirë të mundshëm për të ardhmen e vendin dhe të qytetarëve.
”Kryesisht për tre vjet Mustafa ka mbajt peng gjithë vendin dhe gjithë qytetarët e vendit tonë”. ”Nisma për Kosovën” falënderon gjithë ata që kanë përkrahur këtë mocion. 80% të qytetarëve nuk i kanë besuar Qeverisë”.
Ka qenë një periudhë e tensionuar. Vazhdimisht kam qenë në kontakt, sot është dëshmuar që sot edhe disa deputetë tjerë e kanë votuar mocionin e mosbesimit. Sot fatmirësisht edhe Kuvendi vendosi për fatin e qytetarëve. Zoti Limaj e Krasniqi kanë qenë krijues të PDK-së. Nisma per Kosovën ua dha të gjithëve leksionin se pa Nismen nuk mund të ndodhë asgjë për të ardhmen e vendit.”, është shprehur ajo.
(XH.A/SHUPLAKA)