Aktivisti i Nismës Thurje, Pano Soko i ftuar në Fax News foli për angazhimin e kësaj nisme për ndryshimi e sistemit zgjedhor.
Soko u shpreh se Nisma Thurje kërkon një mënyrë votimi ndryshe nga ajo që aplikohet sot, pasi qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin vetë kandidatin që do ti përfaqësojë.
“Ne votojmë me lista të mbyllura. Secila nga partitë paraqet një liste me kandidatë për rajon. Çdo parti politike propozon një listë të mbyllur me vendim të kryetarit që do të përfaqësojnë partinë politike për këto rajone.
Ne kemi emrin e partisë dha nuk e dimë se kë do të votojmë. Kemi një fletë me të gjitha partitë dhe partia zgjedh këdo ajo. Ky është një cënim i demokracisë dhe të drejtës së popullit. Sovraniteti ushtrohet dhe nuk delegohet. Ne kemi deleguar kryetarin e partisë për të zgjedhur ai se kush do të jenë përfaqësuesit e popullit! Ne kërkojmë një mënyrë votimi tjetër që qytetarët të zgjedhin kandidatin që do ta përfaqësojë. Kjo është demokraci. Në demokratur, populli nuk zgjedh kandidat, por ja delegon kryetarit të partisë.
Qytetarët do të shënjojë, deri në 5 kandidatë. Që do të thotë se këto janë të përzgjedhurit e mi, për këtë parti. Sheno partinë dhe kandidatin që do të përfaqësojë. Përveç pjesës së hapjes së listave në kërkojmë propocional kombëtar.
Ne nuk bën sens të aplikojmë një ligj që i mëshon ndarjes së vendit me rajone. Me propocional rajonal, ju kemi dhënë shumë frymë, disa lloj fenomenesh që është kjo dalja e bajraktarëve të rajonëve që vijnë kryesisht nga bota e krimit. Pesha tyre elektorale merr kuptim, sa më i vogël të jetë rajoni.
Pozicionet e partisë politike sot për sot janë të paqarta për ndryshimin e sistemit. Kemi një qëndrim ambigue nga PD. Kemi dhe një qëndrim të pashprehur qartësisht nga PS. Palët janë në një pozicion të cilët janë duke studiuar lëvizjet e rradhës. Sistemin elektoral duhet ta zgjedhin qytetarët. Nuk janë partitë politike që ta përcaktojnë. Ne njerëzit duhet ti përcaktojmë. Vendimarrja për kodin elektoral është e sovarnit. Ky kod nuk është i partive, por e vendos sovrani. “- u shpreh Soko.