Protesta që nisi ditën e shtunë në Kalimash, shumë shpejt ka pushtuar edhe rrugët e Tiranës. Nisma për heqjen e tarifës nga Rruga e Kombit është zhvendosur edhe në Tiranë, ku kryeqytetasit janë bërë një me kuksianët.
Ditën e sotme qindra njerëz janë grumbulluar përballë drejtorisë së Policisë në Tiranë, të cilët kërkojnë lirimin e të arrestuarve.
Të tjerë njerëz kanë protestuar duke shkruar parulla të shumta nëpër mure dhe ura.
“Ju s`keni mjaftueshëm pranga për të gjithë ne, Kur dhuna bëhet ligj liria është afër, Liri për Kukësin”.
(F.M/Faxweb)
Discussion about this post