Shqipëria renditet ndër 5 vendet e para në Europë për nivelet e ulëta të gjobave për drejtuesit e mjeteve për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, me vetëm 9.50 euro.
Sipas studimit të faqes zvicerane “Vignetteswitzerland.com”, vendi ynë renditet i pesti më pak i rreptë në kontinent për dënimin e drejtuesve të automjeteve, me një vlerësim të ashpërsisë prej 26.94 pikë nga 100 në total.
“Vignetteswitzerland.com”, ka analizuar të dhënat nga burimet zyrtare të qeverive dhe autoritetet kombëtare të transportit për të krahasuar dënimet e shoferëve në të gjithë Europën, duke përfshirë gjobat për shpejtësinë, shkeljet për mosvënien e rripit të sigurimit, shkeljet e dritës së kuqe, drejtimin e makinës në gjendje të dehur dhe përqindjen e përmbajtjes së alkoolit në gjak.