Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Paskuqani denoncoi kryeministrin Edi Rama, për qeveritar të korruptuar. Berisha ngre akuzat se tërmeti i fortë që gjeti Shqipërinë, u përdor për të shembur shkollat, duke u rindërtuar sipas tij, me një vlerë përtej asaj reales, me qëllimin që këto para të vidhen.
Sipas tij, po përdoren për të reklamuar punën e qeverisë, shkolla të ndërtuara që vite më parë, gjithashtu dhe shkolla të ndërtuara me fondacione nga të tjerët. Ish-kryeministri nuk lë pa thërritur për debat Edi Ramën, po thotë që nuk mund të dalë në një diskurs të tillë politik, pasi nuk mund të jetë transparent.
Sali Berisha: U përdor tërmeti për të shembur shkollat që s’kishin asnjë krisje, u bënë viktimat e para për të vjedhur këta qeveritarë të korruptuar. Vjedhin të paktën 3 milion për ndërtimin, me radhë kudo. Më keq në Tiranë. Njerëz që s’kanë asnjë lloj morali, vërsulen mbi tempujt e shkollimit të fëmijëve.
Taksa e arsimit e ndaluar me Kushtetutë. Del një hajdut që s’ka asnjë vlerë moral dhe vë taksën, mbledh 42 mln. Kur i kërkojnë llogarinë, numëron shkollat e ndërtuara në vitet 60 dhe shkollat e ndërtuara nga fondacionet e të tjerëve. A mundet të vazhdohet në këtë mënyrë. Në çdo takim, kemi bërë thirrje, të dalim në shesh para qytetarëve.
Edhe këtu të vijë Edi Rama në debat, është detyrim para jush, sepse paguhen me paratë tuaja. E ka detyrim të dalë para jush, të tregojë xhepat, po nuk del kurrë. Kam qenë rrogëtar i këtij shteti 340 vite, një apartament 130 metra kam, pa kredi më të madh nuk e blija dot. Po ti që ndërtove sarajet me 5000 metra parkun përreth. Ku i gjete këto? Ti na thua je nga bregu, Surreli nuk është në breg, nuk i ke trashëgimi. I ke vjedhur. Ti ke familjarë unë kam familjarë, t’i marrim letrat e shtetit, të shohim se çfarë tenderash kanë fituar familjarët tanë.