Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin bregdetar të Durrësit ndërsa fatmirësisht raportohet se nuk ka dëme në njerëz.
Paraprakisht, burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit ndërsa kanë mbërritur edhe forcat e zjarrfikëses si dhe ato të rendit.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)