17:05 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Një banor e zuri poshtë furgoni i policisë”, terror te Astiri: Shtyu gratë në ditën e Ramazanit (Dy zonja humbin ndjenjat)

11:43 | 07/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Një banor e zuri poshtë furgoni i policisë”, terror te Astiri: Shtyu gratë në ditën e Ramazanit (Dy zonja humbin ndjenjat)

Gurë, dhunë, dhe shoqërime me forcë po ndodhin në këto momente në zonën e Astririt në Tiranë.

Disa qytetarë kanë mbetur të lënduar pas përplasjes me policinë, ndërsa 4 persona janë shoqëruar me forcë, mes tyre dhe ish-deputeti demokrat Klevis Balliu.

Dy zonja kanë humbur ndjenjat, po ambulanca ka vonuar që të ndërhyjë, dhe kjo ka shkaktuar lot dhe tmerr te familjarët.

‘’Ambulanca ka  kaluar te herë dhe nuk i ka marrë zonjat, ky është shteti ynë”, shprehen qytetarët.

https://www.youtube.com/watch?v=rWvq_ZS_kXE

Teksa ishte në furgonin e policisë, ish-deputeti Balliu u shpreh se shqiptarët duhet të marrin armët në mënyrë që të mbrojnë shtëpitë e tyre.

“Ne do të kthehemi më të fortë, shqiptarët duhet të marrin armët dhe të mbrojnë shtëpitë e tyre”, u shpreh Balliu.

Mes 4 personave të shoqëruar ishte dhe Florian Protoduari, babai i Dorian Protoduarit, që mbahet prej disa muajsh në burg.

Policia ka hedhur një gaz helmues në zonë, ç’ka ka bërë që disa prej qytetarëve të ndjejnë shqetësime me frymëmarrjen dhe me shikimin.

“Ka sjellë qindra mijëra efektivë policie, në këtë ditë Ramazani, që kanë shtyrë gra. Ne jemi këtu për ti thënë Edi Ramës që është një njeri i padëshiruar, Unaza e Re është e nalume për Edi Ramën dhe Erion Veliajn. Një protestues e ka future furgoni i policisë poshtë. Numri i të shoqëruarve është shumë më i madh”, u shpreh një prej qytetarëve.

“Ju të Top Medias që jeni palë me ndërtuesit zhdukuni që këtu”, shprehet një tjetër prej qytetarëve.

Policia nuk ka lejuar as gazetarët që të qëndrojnë në bordurën mes korsive, duke vënë prioritet kalimin e makinave në rrugë.

Kujtojmë se protesta e sotme ishte e paparalajmëruar, dhe banorët u organizuar pas informacioneve që kishin se në zonën e Fabrikës së Miellit do të ishte i pranishëm kryeministri Rama.

Ata janë shprehur se do të mbrojnë me çdo kusht shtëpitë e tyre, dhe se pas 7 muajve protestash kryeministri është i detyruar që t’i dëgjojë. (LEXO EDHE KETU) 

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: klevis balliuprotesta e Astiritshoqerohet klevis balliu
Pas

Sërish punime në autostradë, deri më 17 korrik. Si do të lëvizin mjetet në këtë aks

Para

Eksperti zbulon prapaskenat/ Pse kërkohet shkarkimi i Mynyr Konit, aferë e re për pronat te Kopshti Botanik

Para
Eksperti zbulon prapaskenat/ Pse kërkohet shkarkimi i Mynyr Konit, aferë e re për pronat te Kopshti Botanik

Eksperti zbulon prapaskenat/ Pse kërkohet shkarkimi i Mynyr Konit, aferë e re për pronat te Kopshti Botanik

Discussion about this post

 



Të Fundit

Durrës, materialet zgjedhore mbërrijnë në masa të rrepta sigurie dy ditë para zgjedhjeve

Qeveria falë gjobat e papaguara ndaj qytetarëve dhe bizneseve përgjatë janarit 2015-nëntor 2025

Gjykata e Posaçme ul dënimet për grupin e Lazaratit, pushohet çështja për një nga të akuzuarit

Fitorja ndaj nazizmit, 80 vjet më pas: Trump dhe Putin në kontakt përmes ndërmjetësve

Një përleshje mes shqiptarëve në Itali përfundoi me një viktim, shkak u bë një vajzë

Kryetari i PSD së Doshit në Malësi të Madhe në hetim për blerje votash. GJKKO pranon kërkesën e SPAK për ushtrim kontrolli

Transformimi i aeroportit “Nënë Tereza”/ Rama inspekton punimet, projekti inovativ falë bashkëpunimit me arkitektin Marco Casamonti

“Ushtroni të drejtën tuaj”/ Presidenti Begaj mesazh qytetarëve para heshtjes zgjedhore: 11 maji, test i rëndësishëm pjekurie politike

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliaj: Mungon prej 3 muajsh! Më 12 maj të mblidhet Këshilli Bashkiak

UNICEF: Planet e reja për ndihma në Gazë do t’i shtonin vuajtjet e fëmijëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.