Në Pekin si pasojë e një zjarri të madh të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur. Zjarri përfshiu një bllok banesash në kryeqytetin kinez.
Ngjarja ka ndodhur në pjesën jugore të Pekinit, ku zjarrfikësve i’u deshën disa orë për të vënë flakët nën kontroll. Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë dhe se autoritet e kanë nisur hetimet. (J.V.Faxweb)