14:41 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë dhe stil

Një derr për “Shën Valentin”, si festohet “Dita e të dashuruarve” në vende të ndryshme të botës

07:00 | 14/02/2017
në Jetë dhe stil, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Një derr për “Shën Valentin”, si festohet “Dita e të dashuruarve” në vende të ndryshme të botës

Ka disa histori se kush ishte Shën Valentini: një daton në kohët romake dhe një tjetër nga shekulli i 17-të. Në të dyja rastet tradita ka të bëjë me një prift i cili i martonte çiftet e reja në fshehtësi. Por sido që të jetë historia e vërtetë, dashuria është një fenomen global dhe Dita e Shën Valentinit festohet në mbarë botën në mënyra interesante dhe të ndryshme.

Më poshtë keni të renditur disa shtete të botës, ku dita e “Shën Valentinit” festohet në mënyra komlet të ndryshme, duke filluar nga trëndafilat, çokollatat për të vazhduar me tradita të çuditshme si një derr për dhuratë apo blasfemitë.

Kina

Në shekullin e 21, shumë kinezë festojnë Ditën e Shën  Valentinit si perëndimorët, me shkëmbime dhuratash romantike dhe takime të veçanta, por a e dini se Kinezët kanë festuar “Ditën e tyre të Dashurisë” prej shekujsh?

Në Kinë, dita ekuivalente me festën e Shën Valentinit është “Festivali Qixi”, që do të thotë “Nata e shtatë” dhe zakonisht festohet në fillim të gushtit, në ditën e shtatë të muajit të shtatë hënor.

Kjo traditë përkujton një histori antike, e cila është transmetuar gojarisht brez pas brezi.

Kjo përrallë dashurie-tragjike, përshkruan historinë e dy yjeve në Rugën e Qumështit, një nga ata, një zanë e quajtur Zhinu u martua me një tokësor të vdekshëm, të quajtur Niulang.

Ata ranë në dashuri me shikim të parë, por kur ata u martuan perëndesha e qiellit u tërbua aq shumë saqë krijoi rrugën e qumështit për t’i ndarë. Në pjesën lindore të Rrugës së Qumështit, qëndron Ylli Vega, i cili përfaqëson vajzën, një pjesën perëndimore qëndron djali i cili qan për gruan e tij. Të dashuruarit mund ta shohin njëri-tjetrin vetëm një herë në vit, gjatë festimeve të “Qixit”. Vajzat kineze gjatë festimeve luten të gjejnë një burrë të mirë, dhe mbledhin fruta dhe pjepra për Zhinunë, perëndesha e lashtë e dashurisë, në mënyrë që ajo t’i dëgjojë lutjet e tyre.

Japonia

Në Japoni festimi i Shën Valentinit është i ëmbël si një çokollatë! Gjatë kësaj dite, vajzat e kanë për detyrë t’u  japin djemve çokollatën e quajtur “Giri”, qoftë miqve të tyre meshkuj, kolegëve ose edhe bosëve. Por nëse ato duan të tregojnë një afeksion më të veçantë, krahas kësaj çokollate ato duhet të bëjnë edhe një dhuratë të realizuar me dorë, ose edhe një tjetër çokollatë, të quajtur “Honmei”, e cila konsiderohet si më e veçantë. Por mos mendoni se mbaron me kaq, një muaj më vonë, domethënë me 14 mars është radha e meshkujve të kthejnë dhuratat dhe çokollatat. Kjo quhet “Dita e Bardhë”.

Koreja e Jugut

Në shumë aspekte, Koreja e Jugut është perëndimizuar shumë gjatë viteve të fundit, dhe kjo vihet re sidomos në “Ditën e Shën Valentinit”, pasi çiftet e reja e festojnë dashurinë e tyre njëlloj si homologët në SHBA, Kanada dhe në Britani. Megjithatë, njëlloj si japonezës, edhe koreanët e festojnë “Ditën e Bardhë”, ku pasi femrat shpërndajnë dhuratat dhe karamelet, meshkujt ia kthejnë më 14 mars.

Megjithatë, për të pafatët në dashuri, koreanët festojnë edhe “Ditën e Zezë” më 14 prill, ku beqarët mblidhen bashkë për të ngrënë petë “jajangmyeon” (lloj ushqimi tradicional), të cilat kanë ngjyrë të zezë dhe ndajnë dhembshurinë e tyre me njëri-tjetrin.

Argjentina

Një ditë e vetme nuk  është e mjaftueshme për të festuar Shën Valentinin në Argjentinë, tokën e Tangos. Argjentinasit marrin një javë kohë për të festuar këtë rast. Përveç  14 shkurtit, ata caktojnë 7 ditë të korrikut, për javën e tyre të ëmbël. Kjo javë zakonisht mbaron në Ditën e Miqësisë.

Gjermania

Dita e Shën Valentinit është  e përhapur tek vendasit në Gjermani, por jo aq komerciale sa në vendet e tjera të botës. Të dashuruarit shkëmbejnë jo vetëm çokollata, lule dhe dhurata në formë zemre, por edhe diçka tjetër të veçantë për këtë rast: Një derr! Derri përfaqëson fat dhe epsh, dhe mund të dhurohet në formën e pikturës, si një statujë në miniaturë, në çokollatë, ose sido që ta shohin të arsyeshme. Gjithashtu gjermanët përgatisin biskota të mëdha me xhenxhefil, në formë zemre, të cilat përmbajnë mesazhe romantike. Për shembull shprehje si “Ich liebe dich” ose “Të dua”.

Italia

Sigurisht që Shën Valentini në Itali festojet në mënyrë klasike, me një festival pranvere. Në Ditën e të dashuruarve, çiftet mblidhen bashkë për të dëgjuar muzikë., poezi dhe për të shkëmbyer “baci perugina”, kuti të vogla lajthish të mbushura me çokollatë (Baci do të thotë puthje në italisht). Kjo kuti shoqërohet me një shprehje romantike të përkthyer në katër gjuhë. Gjithashtu, sipas traditës së vjetër, mashkulli i parë që një vajzë shikon atë ditë, mund të bëhet burri i saj i ardhshëm dhe ata mund të martohen brenda vitit.

Kili

Kili njihet si vendi i poetëve dhe është e vërtetë që edhe kilianët janë edhe romantikë gjithashtu. Banorët e Kilit vdesin për festat dhe Dita e ShënValentinit është një rast i veçantë për të dashuruarit. Rrugët, dyqanet, restorantet, qendrat… dekorohen bukur me lule, balona dhe kurora në formë zemrash. Restorantet, pabet, hotelet dhe agjensitë e udhëtimit bëjnë fushata të mëdha promovimi, për të stimuluar të dashuruarit që të bëjnë gjëra të veçanta në këtë ditë kaq të veçantë. Lulet, çokollatat, letrat e dashurisë dhe bizhuteritë janë dhuratat tipike. Por edhe një darkë romantike është gjithashtu një traditë.

Brazili

Nëse po kërkoni një festë të madhe, karnavalet e Brazilit zgjasin gjithë shkurtin dhe marsin çdo vit, duke koinçiduar kështu edhe me Shën Valentinin. Por, Dita e të Dashuruarve për banorët është më 12 qershor. Brazilianët shkëmbejnë çokollata, lule, karta, etj, duke mbledhur sëbashku çifte dhe familje nga më të ndryshmet. Brazilianët festojnë gjithashtu edhe “Ditën e Shën Antonit”, shenjtin mbrojtës të martesës.

Në këtë ditë beqarët i nënshtohen ritualeve të ndryshme për të rritur shanset e tyre për të gjetur një burrë apo grua të mirë.

Tajvani

Nëse lulet janë romantike, atëhere Tajvani, i cili njihet për lulet më të bukura, mburret për kremtimin më romantik në botë. Dhe ata e festojnë atë dy herë në vit: 14 shkurt dhe 7 korrik. Këtu burrat u dhurojnë buqeta me lule të dashurave të tyre. Sipas traditës tajvaneze, ngjyra dhe numri i luleve përcjellin një mesazh të rëndësishëm: trëndafilat e kuq simbolizojnë një dashuri të vetme, 99 trëndafila simbolizojnë dashuri të përjetshme ndërsa 108 trëndafila përfaqësojnë pyetjen e famshme “Pranon të martohesh me mua?”.

Francë

Parisi, njihet si “Qyteti i Dashurisë” pasi çifte nga e gjithë bota mblidhen këtu pikërisht për të festuar këtë ditë të veçantë. Në ditën e Shën Valentinit, të dashuruarit në Francë shkëmbejnë letra dhe karta, një traditë në mbarë botën kjo, por që origjinën e ka pikërisht në Francë. Historia thotë që Duka e Orleans-it, Charles shkroi kartën e parë të Valentinit, pasi ai e nënshkroi poemën e tij “Shën Valentini juaj”.

Në mënyrë paradoksale, traditat e vjetra të  Shën Valentinit në Francë ishin shumë larg nga romanticiteti në shumë raste. Beqarët do të mbushnin shtëpitë përballë njëri-tjetrit dhe burrat do ta zgjidhnin partneren nga shtëpia përballë. Kjo ngjarje quhej si  “Loterie d’amour”, por fundi i kësaj historie nuk është aspak romantik. Nëse burrit nuk i pëlqente gruaja që zgjidhte, ai mund të largohej prej saj dhe fare mirë të zgjidhte sërish dikë tjetër. Kjo ngjarje i zemëronte gratë, të cilat ndiznin një zjarr të madh për të djegur fotografitë e burrave, duke nxjerrë nga goja fjalë të papërshtatshme dhe blasfemi. Situata u rëndua aq shumë saqë qeveria u detyrua t’i ndalonte aktivitete të tilla.

Angli

Në 1700-ën, në prag të ditës së Shën Valentinit në Angli, gratë beqare  vendosnin pesë gjethe dafine, një në çdo cep të jastëkëve të tyre dhe një në qendër, me besimin se kjo do t’i bënte të ëndërronin për bashkëshortin e ardhshëm.

Një tjetër variant i kësaj tradite ishte t’i spërkasje gjethet e dafinës me jë trëndafili, dhe më pas ato i linin nën jastëkët e tyre duke thënë fjalët: “Valentin i mirë, bëhu i mirë me mua, më lër që të shoh në ëndërr dashurinë time të vërtetë”. Sot kjo traditë nuk zbatohet më, megjithatë në disa raste të rralla edhe mund të ndeshet sërish. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: dashuriashen valentini
Pas

Letra emocionuese e tifozit për Armando Cungun: Duro profesor se…

Para

Dorëhiqet këshilltari i sigurisë kombëtare në SHBA Michael Flynn, ”shkak” Rusia

Para
Dorëhiqet këshilltari i sigurisë kombëtare në SHBA Michael Flynn, ”shkak” Rusia

Dorëhiqet këshilltari i sigurisë kombëtare në SHBA Michael Flynn, ''shkak'' Rusia

Discussion about this post

 



Të Fundit

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

Moti i keq godet Spanjën/ Lëshohet alarmi i kuq, dy persona të zhdukur nga përmbytjet

Lëkundje tërmeti në Vlorë, sa ishte magnituda

Begaj vizitë në Ohër, takohet me Ali Ahmetin: Mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike

Pukë/ Aksidentohet një turist kroat në aksin Qafë Mali – Fierz

Policia e Shtetit vlerësohet sërish për masat e shkëlqyera në Giro d’Italia dhe në edicionin e 82-të, të Turit Çiklistik të Shqipërisë.

36 mjete lundruese të bllokuara, Policia Kufitare shpëton disa shiqiptarë e të huaj

Vazhdon aksioni në Theth, IKMT vijon edhe sot me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonë

Vatër e re zjarri në malin “Vlashaj” të Shupenzës, situata përkeqësohet nga era

“Plazhi i lirë” – Procedohen 2 shtetas për pushtim të hapësirave publike në Golem

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.