Pas takimit me operatorët turistikë në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në ndarjen e çmimeve për Kampionatin IX Botëror të Fluturimeve të Lira.
Në këtë eveniment kaq të veçantë, Rama ka marrë edhe një dhuratë speciale për djalin e tij të vogël Zahon.
Ai që mendoi për dhuratën ishte Drejtori i Përgjithshëm i Aeronautikës Shqiptare, Alket Islami, i cili i habiti të gjithë të pranishmit kur nxori një bluzë të vogël të kombëtares kuqëzi, me emrin mbi të: Zaho Rama.
“Kam dedikuar këtu një t-shirt të vogël. Është një T-shirt i ekipit kombëtar, është e vogël, s’i bën asnjërit prej jush. Po ta ktheni nga ana tjetër, është e Zaho Ramës. Ndaj ftojmë mes nesh zotin kryeministër”, tha Islami.
Pasi Rama u ngjit në skenë për të marrë dhuratën, Islami shtoi: Kur të rritet të vij tek ekipi jonë. Kryeministri e pranoi dhuratën me shumë dëshirë, mirëpo nuk i kurseu as batutat për Islamin.
“Kur të rritet do ta veshi. Tani Alketi është përpjekur që të më bëjë mua të fluturojë, por nuk ia ka dalë. Tani do që të fluturojë djali. Shpresoj që ai të fluturoj kur të jetë i vetëdijshëm. Nëse ka një njeri që ka merita të vërteta që s’janë as të qeverisë, as të bashkisë, por vetëm të këtij njeriu që unë kam këtu në krah.
Të fluturosh pas të parit është kollaj, por të fluturosh i pari është problem. Ishte i pari zog që pamë në qiell dhe e gjetëm mes nesh.
Dua ta falënderoj Alektin për aftësinë e tij për të qenë i çmendur deri në fund. Ke lindur i çmendur dhe do vdes i çmendur. I lamë kinezët duke mbajtur flamurin lart”, shtoi kryeministri. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1798″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]