Lumturia e Natalie Imbruglia, 44-vjeçe mund të dallohet lehtësisht përmes selfie-t të shkrepur përballë pasqyrës për të treguar më shumë barkun e rrumbullakosur.
“Kush më njeh e di që kjo është një gjë që e kam pritur prej kohësh. Jam e lumtur që u bë e mundur përmes fertilizimit in vitro dhe dhurimit të një donatori”, shkruan Natalie, e cila do jetë nënë beqare pasi i ka dhënë fund martesës së saj me Daniel Johns që në 2008-ën.